Plaga e Veriut nuk shėrohet lehtė?!
Prishtinë, (Ragip Guraziu) 13 Shtator 2012 08:28Donė se,iu dha fund mbikėqyrjes ndėrkombėtare tė pavarėsisė sė Kosovės, u fol pėr arritjet qė vendi ka bėrė pėrgjatė mė shumė se katėr viteve tė ekzistimit si shtet dhe sfidave me tė cilat do tė pėrballet nė etapėn e ardhshme,prap se prap sfida pėr veriun e Mitrovicės ka mbetur aty edhe ku ka qenė mė parė.
Edhe pse ndërkombëtarët janë optimist për fundin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të Republikës së Kosovës,dhe që thuhet se ;''është një hap kyç për Kosovën dhe i ofron asaj një mundësi për të gjetur rolin e saj në rajon, Evropë dhe në botë,dhe optimizëm mbretron edhe në Qeverinë e Kosovës,Presidencën,por jo te opozitarët dhe qytetarët e shtetit të Kosovës.
Ahtisari porosit shumë mirë dhe kjart
Ish-i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari, theksoi rëndësinë për arritjen e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke thënë se ky proces arrihet përmes ndryshimit të sjelljeve dhe qasjes të popujve dhe udhëheqësve të të dyja vendeve. Bashkimi Evropian paraqet një mundësi të mirë për arritjen e paqes, ndërsa e cilësoi të pashmangshëm integrimin e Kosovës në këtë mekanizëm.Kosova është këtu dhe Bashkimi Evropian duhet ta përfshijë atë në masat e saja politike dhe ekonomike. Nëse nuk bëhet kjo, do të mbetet një problem permanent për themelet e rajonit evropian, u shpreh ai.Pra nese e lexojm me vemendje thënjet e Ahtisarit,kjo s'do koment?!
Etusiazmi tek Qeveria Thaçi,dhe tek Presidenca e zonjes Jahjaga,paksa te tepruar
Qeveria dhe Presidenca e Republikës së Kosovës,e para udhëhiqet nga Kryeministri Thaçi e dyta nga Atifete Jahjaga,që më shumë po krenohen me shpalljen e pavarësisë dhe njohjet e shteteve,që mu këta dy lider më së shumti shprehjet e tyre te shpeshta janë këto;''Që kur shpalli pavarësinë në shkurt të 2008-ës Kosova është njohur nga 22 shtete anëtare të BE-së dhe shumë shtete te botërore,duke harruar,se Spanja, Qiproja, Sllovakia, Greqia dhe Rumania kanë refuzuar, deri më tani, ta njohin vendin si subjekt të pavarur në arenën ndërkombëtare,siç disa shtete tjera të përzira në kontinente,siç janë; Rusia,Serbia,Kina, dhe aleatët e këtyre tri shteteve e që janë të shumtë.le të kuptoj se me veriun e Mitrovicë,edhe në të ardhmën do të përballemi me sfida merramendëse,kështu tregojnë parashikimet dhe sjelljet politke që po deshmonë se ata që janë n'at an Ibrit,zor se do të shuhen.
SHtrirja e sovranitetit dhe sundimi i ligjit mungon në pjesën veriore të Kosovës
Edhe 13 vite pas luftës,në pjesën veriore të Mitrovicës,ende nuk ndihet pushteti i Prishtinës zyrtare.Siç jemi në dijen ne të gjithë po ashtu edhe ndërkombëtarët,se pjesa dërrmuese e serbëve të veriut vazhdon ta refuzojë kategorikisht autoritetin shtetëror të Kosovës duke mbajtur të gjalla strukturat paralele serbe që thuhet se veprojnë nën direktivat e Beogradit.DHe ky është problemi i veriut që thuhet si nga vendorët po shtu edhe nga ndërkombëtarët,veriu pritet të jetë temë qendrore e dialogut politik ndërmjet Kosovës e Serbisë që vlerësohet të ketë për qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet palëve drejt integrimit evropian.Kur kemi parasyesh edhe deklaraten e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen ku iu drejtua lidershipit të Prishtinës në përfundim të vizitës së tij në Kosovë,duke e bërë të qartë se problemi i veriut nuk zgjidhet ushtarakisht dhe me dhunë, Rasmusen kërkoi nga Prishtina dhe Beogradi të gjejnë një zgjidhje politike,e cila nuk mund të ndodh sepse lidershipi i Prishtinës po këmbëngul në Planin e presidentit Ahtisari,Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës,Beogradi në mbështetjen e strukturave ilegale në veri të Mitrovicës,gjegjësisht,Veri të Kosovës,atëherë kemi edhe deklaratat e gjeneralëve të KFOR- it,ku thuhet se;pa terheqjen e strukturave paralele ilegale në veri te Mitrovicës që po derigjohen nga Beogradi,në atë pjesë nuk ka sovranitet shtetëror po as liri e rahati deri sa Beogradi nuk i largon këto struktura,atëherë çka na mbetet neve kosovarve?!
Në veri të Mitrovicë një miniserbi,por me sherr të madh
Megjithatë, aktualisht në Prishtinë nuk ka ndonjë ndryshim të qëndrimit sa i përket problemit të veriut krahasuar me trajtimin që i është bërë këto vitet e fundit.
Pozitë e opozitë në Kosovë thonë se zgjidhja për veriun ekziston në Planin e presidentit Ahtisari, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Por, problemi sipas tyre, është se ky Plan dhe këto ligje nuk po mund të zbatohen në atë pjesë.Por nuk po mund të kuptoj Kryeministrin e Republikës së Kosovës,z.Hashim Thaqin ku po bazohet kur skjaroi;Kryeministri e ka thënë thënë në mënyrë të qartë se nuk do të ketë ndarje, nuk do të ketë status tjetër për veriun e Kosovës dhe se do të ketë vetëm mundësi për zbatimin e Pakos së Ahtisarit, Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe ky është angazhimi ynë. Natyrisht që angazhimi duhet të jetë permanent edhe nga ana e KFOR-it, EULEX-it dhe mekanizmave tjerë vendas e ndërkombëtar.Por këta po thonë;KFOR-i dhe EULEX-i se;'Beogradi pa i larguar strukturat paralele serbe,atje nuk do të ndodh asgjë.Edhe partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, përveç kritikave që i adreson te qeveria për pasivitet dhe mos trajtim të duhur të problemeve në veri, nuk sheh zgjidhje tjetër përveç asaj që parasheh Plani i presidentit Ahtisari.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri thotë se ndihma më e madhe që mund ti japë komuniteti ndërkombëtar zgjidhjes në veri është që ta shtoj trysninë mbi Beogradin që të pushojë së financuari strukturat ilegale të cilat po pamundësojnë shtrirjen e autoritetit të institucioneve të shtetit të Kosovës në atë pjesë.
Zgjidhja ekziston në Pakon e Ahtisarit. Ti mund të dialogosh apo bisedosh me dikë se si të zbatohet kjo por jo a të zbatohet diçka që parashihet me Kushtetutë. Ajo që i duhet Beogradit, kushtimisht thënë, është një presion nga bashkësia ndërkombëtare që të largohet nga përkrahje dhe financimi i strukturave ilegale atje. Kjo është e tëra dhe asnjëherë as ne nuk kemi thënë që atje duhet më forcë ushtarake ti zgjidhim problemet, ka theksuar Beqiri.
Veriu i Kosovës ka sfiduar jo vetëm autoritetin e shtetit të Kosovës, i cili për më shumë se katër vjet nuk arriti të shtrijë pushtetin në atë pjesë, por edhe misionet ndërkombëtare të vendosura në Kosovë nga qershori i vitit 1999 e këndej.
Vek për yrnek
Në konstelacionet kosovare,sikur të kujtohet përshtypja se gjithë lufta politike zhvillohet në marrje primat,se cila do të marrë flamurin e të parit,të përvetësimit të ideve me karakter të rëndësishëm në pikëpamjet politke e shtetërore,kur këto bëhen për qëllime madhore në përputhëshmëri me proceset politike demokratike e zhvillimore të vendit dhe në venëdime të rëndësishme historike,këtu nuk do të duhej të kemi dallime dhe të gjithë të zgjedhurit e popullit e kanë këtë obligim kombëtar dhe askudh nuk ka të drejtën e vetëvendosjes kur kemi parasyesh interesat shtetërore,dhe njëherë e përgjithëmonë kur fitohej ajo që quhej historike që shenohet me germa të arta dhe nuk ka mundësi të anashkalohet më,sepse ajo veç është futur në historinë kombëtare dhe si e till i gjithë spektri politik i Kosovës deri te ardhja e kësaj marrëveshtje,dialogu, apo çfarëdo të quhej ajo,duhet të jetë unik dhe të pandarë deri të një realizim i aspiratave shekullor historike kombëtare të cilit janë zotuar deri në mandatin e tyre të ardhmën,gjithnjë si një komb e jo të ndarë sepse i gjithë kombi shqiptar ka punuar sakrifikuar dhe ma në fund realizuar pavarësinë e Ksovës.
Fillozofia e tepruar, ta humbë edhe mendjen?!
Por,kjo nuk përfundon me kaq,Sepse çështjet,siç janë dëshmuar deri më tani në politikën shqiptare dhe të liderët e tyre,me një fillozofi të tepruar,që disave ka filluar edhe të luajnë meç ,dhe ndaras japin delkarat,dhe nuk e duan këtë liri që sot e kemi dhe atyre nuk po iu pelqen edhe kjo mbikqyrje, e disa lider të subjketeve politike, zë në gojën e tyre kombin, e po harrojn e ndertuar me shekuj se ne tani në viset tjera ku jetojnë shqiptarër,e sidomos tani edhe pse të gjithë së bashku punuam,vepruam dhe u sviduam si komb deri në realizimin e pavarësisë së Kosovë,
Edhe pse thuhet se shqiptarët(aludohet edhe si komb,se jemi popull më optimist në rajon e Ballkan,për realizimin e aspiratave tona,atëherë këtë optimizëm duhet ta forcojmë në këto caste,gjithnjë si komb,se për ndryshe edhe ashtu i gjithë kombi ynë po përballet me shumë sfida,pse atëherë disa analist dhe politikasj dalin me propozime se bashkimi kombëtar destabilizon gjendjen në rajon,Ballkan etj,kur tani mbi shqiptarër veprohet ndryshe e ndaj të tjerve ndryshe.Ne po knaqemi me vetknaqësi që më pas të gjitha këto do të na hakmirren negativisht siç po ndodh,që nga frika ne vet do të largohemi dhe nuk do ta pranojmë bashkimin kombëtarë,me preteks se neve po na hidhrohen vëllezrit tanë serb,të trashiguar nga rregjimi komonist e që për fakt të keq,këta që po thonë ,shkruaj e debatojnë se bashkim kombëtar rrezikon rajonin dhe Botën,ju kanë mbet andej (gardhit) pobratimat e tyre dhe nuk po munden të jetojnë pa ZHika e Mishka,e që me ta me trekti po bashkpunojnë bile edhe ne disa vrasje po na dalin bashkpuntor në atë pjesë të veriut,serb e shqiptar.
Për këtë arsye,Serbia,përkatësisht politika hegjemoniste e Beogradit,duke qenë në dijeni me mentalitetin tonë se ne mund të gabojmë,siç kemi gabuar edhe më parë më këtë mentalitet që e kemi,që mu tani kur veriu i Mitrovicës,e që mund edhe Veriu i Kosovës po rrezikohet dhe mund ta përfitojë Serbia,së paku deri më tani kur ne ende nuk po e kuptojmë se shka do të thotë shtet dhe sovranitet,po shfrytzohet rasti mu në momentin e duhur nga Serbia për ta përfituar veriun e Kosovës dhe bile edhe me ndihmën e KFOR-it dhe EULEX-it ne rstse i referohemi deklaratave të këtyre misioneve ndërkombëtare që veprojnë në atë anë e që janë të thirrura për mbrotjen e ligjit dhe sikurimin e qytetarëve në atë pjesë.
Autori është gazetar-analist i pavarur































Më të komentuarat