Sociologjia dhe Psikologjia e njohur reflektive dhe pozitiviste....
Prishtinë, ((Agron Shabani)) 15 Korrik 2012 22:10Duke menduar nė sociopsikologjinė e pėrgjithshme tė shoqėrisė shqiptare (kosovare) dhe reflektimet e saj eksterne ose eksplikative nė “etosin“ dhe “erosin“ e njohur shteėror dhe nacional tė popullit ose kombit tonė:
(Preludi i një vështrimi të shëlqyer dhe emblematik te akademik Pajazit Nushit të publikuar kohë me parë në gazetën "Kosova Sot" me titull "Mendimi psikologjik dhe konstituimi i tij në Kosovë...)
Në vend të hyrjes: Me akademikun dhe veprimtarin e shquar shqiptar (kosovar), prof.dr.Pajazit Nushin për herë të fundit mbaj mend se u takuam dikund në Munih(München) të Gjermanisë në tetor të vitit 2OOO ku po mbahej Një Akademi solemne për nderë të 8O vjetorit lindjes (ditëlindjes) së mikut dhe kolegut të tij universitar, akademik Mark Krasniqit.Ishte një mbremje e kendshme vjeshte...Qielli mbi Munih me kujtohet se gjatë asaj nate të paharruar vjeshtake po mbante i kthjellët , i thellë dhe tepër i prajshëm e ledhatues me ata yje të shumtë si një "stoli e posaçme" ndiçuese dhe vezulluese në qiellin e feksur të qytetit gjithë dalldi. Në ambientet e bukura të një kafe-restoranti të bukur dhe superluksoz që ndodhej i shtrirë në pikën me të frekuentuar ( dominante dhe eksluzive ) të kryeqytetit bavarez:Me profesor Pajazit Nushin me kujtohet se gjatë asaj nate të paharruar tetori biseduam gjërë e gjatë për tema dhe aspekte të ndryshme me interes që asokohe po vazhdonin të mbështillnin dhe përthekonin realitetin dhe përditshmerinë e përgjithshme jetësore, sociale dhe politike në Kosovën e pasluftës. Biseduam dhe kembyem mendime të shumëta mbi Gjakovën e bërë shkrumb e hi nga lufta dhe masakrat serbe!!! Mbi martirët, deshmorët (heronjtë ) dhe heroinat e shumëta gjakovare ose shqiptare ( kosovare) që kishin rënë deshmorë gjatë luftës së fundit çlirimtare dhe patriotike në Kosove.Për të zhdukurit dhe të pagjeturit e shumtë shqiptar që po vazhdonin ti mbanin peng dhe nën ankth të thellë zemrat dhe shpirtërat e plagosur të njerëzve ose qytetarëve të shumntë në qytetin e lartëpërmendur legjendar rrënzë Çabratit dhe gjithandej...Për njerëzit ose të rinjët e shumtë shqiptar ose kosovar të shkepur dhe degëdisur rrugëve apo këtyre udhëkryqëve të mistershme të botës në lektisje e e sipër për ta siguruar ekzistencën dhe kafshatën e gojës për vetëvetën dhe familjet e tyre në këtu dhe atje në vendlindje.Mbi paradokset,anomalitë, turbulencat, destruksionet dhe dekonstruksionet e ndryshme(objektive dhe subjektive) të çdo shteti dhe shoqërie të mundshme në shtetformim e sipër dhe në tranzicion e kështu me radhë.Ndërkohë që përveç hënës dhe yjëve të shumtë në qiellin e pafund:Me kujtohet se me prof.dr.Pajazit Nushin gjatë asaj nate të paharruaë tetori te 2OOO-tës:i ndamë edhe hallet dhe preokupimet tona të njejta (të përbashkëta pra!) mbi fatët dhe ardhmërinë e përgjithshme të kombit dhe atdheut tonë. Ndërkohë që Profesor Pajaziti(Nushi) kishte përgatitur një kumtesë të shkëlqyer sshkencore ose akademike në nderim të jetës, veprës dhe personalitetit të njohur të akademik Mark Krasniqit.Në kumtesën e Tij :Akademik Nushi në stilin dhe manirin e njohur (të shkëlqyer mbase) të një studiuesi , eruditi dhe profesori të shquar universitar i kishte përmbledhur dhe trajtuar pothuajse të të gjitha çështjët dhe aspektet me të rëndësishme shkencore ose metodologjike që e mbështjellin dhe karakterizojnë jetën, natyrën dhe karakterin e njohur të njeriut, popullit ( kombit),shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme shqiptare ose kosovare.Duke e vërë theksin e tij në mentalitetin, edukaten, kulturën, traditat, historinë, psikologjinë, sociologjinë, rezonansen, filosofinë, etnopsikologjinë, etnokulturën, antropogjeografinë, antropohistorinë dhe në shumë çështje dhe aspekte të tjera sociokulturore , socioetnike dhe sociopsikolgjike të popullit ose kombit tonë shqiptar.Respekt.
Në dritën dhe retrospektivën e vështrimit të lartëpërmendur të profesor Nushit...
Se këndejmi, një shkrim (fejton) i shkëlqyer dhe tepër mbreslënës ose emblematik i prof.dr.Pajazit Nushit i publikuar kohë ose vitë me parë në gazetën e përditshme shqiptare "Kosova Sot" me titull " Mendimi psikologjik dhe konstituimi i tij në Kosovë" :Në shumë çështje dhe aspekte të ndryshme reflektive, simbolike, diakronike, empirike, organike, paradigmatike, konstruktive, rekonstruktive dhe të tjera është në sintoni , rezonansë dhe harmoni të përgjithshme shkencore dhe metodologjike me "kodin e brendshëm"( lëxo: ligjshmerinë e brendshme morale ose etiko-estetike) të popullit ose kombit tonë në njerën anë,si dhe me rregullat, ligjet, trendët, parimet dhe standardet e njohura shkencore dhe humaniste të të gjitha shtetëve dhe shoqërive të mundshme njerëzore ose qytetare në anën tjetër. Dhe, të gjitha këto së bashku të trajtuara, etabluara, analizuara, sintetizuara dhe profilizuara në menyrë lucide , subtile dhe tepër sublime dhe afirmative në vështrimin e lartëpërmendur shkencor dhe akademik me titull "Mendimi psikologjik dhe konstituimi i tij në Kosovë" nga akademiku Pajazit Nushi në "Kosova Sot". Kjo gjithnjë duke menduar në Sociologjinë Reflektive dhe në Psikologjinë e njohur Pozitive dhe Tradicionaliste të njerëzve dhe popullit (kombit) tonë shqiptarë-përballë trendëve, ligjëve, kushtëzimëve, imponimëve, furtunave,krajatave, katrahurvave ose tendencave të ndryshme dominante dhe eksluziviste, të çdo shekulli dhe epoke.Gjegjësisht, në anomalitë, patologjitë, mediokritetët, skizofrenitë, dogmat, fetishët dhe demagogjitë e ndryshme reaksionare, anakronike,devijante, eskalative dhe shumë të tjera të armiqve ose pushtuesve të ndryshëm dhe gjakatar që mund t´u ndodhin dhe imponohen njerëzve, popujve, shtetëve ose pothuajse të të gjitha shoqërive të ndryshme të dalura nga lufta dhe pushtimi i egër ose shekullor. Popujve, shtetëve ose shoqërive të ndryshme në konsolidim e sipër dhe në tranzicion siç janë shteti dhe shoqëria e sotme shqiptare ose kosovare sidomos.
Ndaj, pa dashur te bëhem këtu "komentator" ose ndonjë "superanalist" i papërmbajtur - surealist dhe subkulturalist i qëndrimëve dhe pikëpamjeve të njohura shkencore dhe metodologjike të një profesori dhe akademiku të shquar universitar siç është pikërisht akademik Pajazit Nushi. Le të me lejohet në vazhdim ti ceku dhe trajtoj disa çështje dhe aspekte të ndryshme psikologjike, sociologjike,sociopolitike, sociokulturore,sociohistorike dhe të tjera që deri diku (ndofta?) mund të jenë të përafërta ose analoge me parimet e lartëpërmendura shkencore dhe metodologjike të akademikut të lartepermendur kosovar, z. Pajazit Nushi. .Dhe, kjo aq me tepër duke u mbështetur ose bazuar në faktin e pamohuar sipas të të cilit : automatizmi i sotëm modern ose bashkohor, gjegjesisht, ngjarjet,levizjet ose zhvillimët e sotme revolucionare, evolutive, dinamike dhe tepër furioze ose eklektike të robotizmit ose automatizmit të gjithëmbarshëm industrial ose teknologjik së bashku me urbanizmin modern ose bashkohor, konformizmin,prvizmin (sekuestrimet objektiv ose subjektive), krimin e organizuar, drogën, narkomaninë,korrupsionin,stratifikacionet e ndryshme(vertikalo-hoizontale), prostitucionin, anomalitë e ndryshme, patologjitë, depresionet , destruksionet dhe dekonstruksionet e ndryshme individuale ose kolektive( të njohura ose të paramenduara si "sëmundje e përgjithshme " e shekullit ose "epokës së re"!...) moralin e njohur shoqëror ose qytetar, vetedijen morale, shtetfomuese ose qytetare-patriotike, kulturën,subkulturën,kontrakulturën,antikulturën,pseudokulturën,simbolet e ndryshme nacionale dhe historike, gjuhën,flamurin, kauzalitetin e njohur shtetëror, nacional, etnik,politik, historik, gjeografik dhe të tjerë...Normat,rregullat ,ligjet, parimet, premisat ose principet e ndryshme sociopsikologjie dhe të tjera.. Janë në shërbime dhe funksione të ndryshme refltive, determinante, simbolike, alternative, paradigmatike, rekonstruktive, diakronike dhe të tjera të ngjarjeve dhe zhvillimëve(por, edhe të determinimëve ose transformimëve ) të ndryshme struktuale, funksionale, aksionale , evolutive, empirike, organike, dialektike dhe të tjera të shtetëve dhe shoqërive të sotme moderne ose bashkohore kudo në botë.Mbase, të atyre shtetëve dhe shoqërive të përparuara qytetare dhe demokratike ku pretendojnë sot Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi.
Psikologjia Pozitive:Se këndejmi,Psikologjia Pozitive si e atillë çfarë është(gjithnjë në kuptimin e analizës së sipërpërmedur të profesor Pajazit Nushit në "Kosova Sot"):Në radhë të parë i trajton dhe i analizon kushtët, shkaqët, faktorët, predikatorët dhe indikatorët me të rëndësishëm ose kryesor që sjellin mirëqenjen, stabilitetin dhe funksionimin e preferuar optimal ose maksimal të personit ose individit. Madje, të grupëve , strukturave, elitave ose superstrukturave të ndryshme shoqëore ose politike në veçanti si dhe të institucioneve të njohura shtetrore , qeveritare ose politike të një vendi të pavarur, ligjor, qytetar, parlamentar dhe demokratik në përgjithësi. .Ndërkaq, studimet,analizat dhe hulumtimet e ndryshme në fushën e njohur të Psikologjisë Reflektive dhe Pozitiviste mund të ndahen apo klasifikohen në tre faktor të ndryshëm me rëndësi.Në përvojen e gjithëmbarshme pozitive ose pozitiviste të personit ose individit në kontekstin e njohur objektivë dhe subjektivë ( lëxo: pozitivizmin e gjithëmbarshëm të përvojes objektive dhe subjektive të personit ose individit), në individualitetin ose personalitetin pozitivë, në natyrën dhe karakterin e njohur pozitivë ose pozitivistë të personit ose individit si dhe në shoqërinë dhe institucionet funksionale dhe pozitive të një vendi apo shteti të pavarur, sovran dhe demokratik në kuptimin e plotë të fjalës.Ndërkohë që termët, formulimet ose nocionet kryesore të psikologjisë pozitive ose pozitiviste janë:Mireqenja dhe stabiliteti i përgjithshem temporal, shpirtëror, emocional, organik (psikofizik), profesional, social ose societal tek personi ose individi, funksionimi i tij optimal ose maksimal si dhe akceptanca ose rezonansa e tij personale ose individuale ndaj vetëbesimit, vetërespektit ose vetëpërcaktimit së bashku me psikologjinë pozitive dhe reflektive dhe të ngjashme.Përderisa,kënaqësia ose lumturia e përgjithshme jetësore në fazën e njohur të pjekurisë dhe adoleshencës së bashku me mirëqenjen e njohur objektive dhe subjektive, fatin, shëndetin, familjen, standardin dhe kualitetin e njohur jetësor në njerën anë.Përkatësisht, me profesionin, karierën dhe kultin e njohur të personalitetit ose individualitetit, modelin e njohur pesëfaktorial etj. në anën tjetër.Janë deshmuar si variabilitetët dhe komponentët kryesore ose supstanciale ne kuadrin e lidhëshmërive dhe konvergjencave të ndryshme (eksterne ose eksplikative) në mes vetëbesimit,vetëkënaqësisë , veterespektit dhe vetëpërcaktimit të mesipërm temporal , reflektivë dhe pozitivist të një personi ose individi të caktuar shoqëror ose qytetar.Aty janë edhe faktorët e tjerë sociopsikologjik,sociofilozofik, sociohistorik, sociopolitik, socioekonomik, sociokulturor etj.Që janë në funksione të ndryshme kognitive, intrinznike, ekstrinznike dhe të tjera në këtë sfond për të cilat do bëjmë fjalë në vazhdim.
Duke menduar në sociopsikologjinë e përgjithshme të shtetit ose shoqërisë së gjithshëmbarshme shqiptare ose kosovare...
Siç dihet:shoqëria kosovare(shqiptare) është një shoqëri relativisht e re në kontekstin e përgjithshëm shtetërorë,shoqërorë, multikulturorë ,multietnik etj.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu (ndonëse, me një theks të posaçëm) edhe faktorët tjerë relevant dhe determinant si faktorin nacional ose etnik, faktorin historik, faktorin gjeografik, faktorin shtetërorë,faktorin politik, faktorin social ose societal,faktorin ekonomik, faktorin filosofik, faktorin fetar ose kulturorë, faktorin sociopsikologjik, faktorin luftarak ose ushtarak etj.etj.Që sigurisht kanë lënë gjurmë të thella në shpirtin dhe kujtesën e gjithëmbarshme nacionale dhe historike të njerëzve dhe shoqërisë së gjërë shqiptare ose kosovare pothuajse në të gjitha fushat dhe drejtimët e mundshme.Ndërkohë që traumat e luftës dhe të masakrave të egra të soldateskës dhe falangave serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë(!!!)edhe sot e kësa dite vazhdujnë të jenë prezente(në formtë ndryshme akute ose kronike) tek pjesa dërmuese e qytetarëve por edhe tek një pjesë e konsiderueshme lidershipit të përgjithshëm shtetëror dhe politik në Republikën e Kosovës. Aty janë edhe problemët e njohura politike, sociale, ekonomike , administrative, juridike dhe të tjera që shtetin dhe shoqërinë e përgjithshme kosovare i bëjnë paksa poroze, heterogjene, fraxhile dhe inkompatibile në kuptimin e njohur të shtrierjës dhe repektimit të preferuar dhe të detyruar të pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit të njohur shtetëror dhe nacional të vendit tonë në të gjitha drejtimet dhe nivelët e mundshme.Shih për këtë shkak: Në vazhdim duhet të thirrëmi dhe të mbështetëmi tek shkenca e njohur e sociologjisë.Gjegjësisht, në raportët ose marëdhënjët e njohura të sociologjisë me shkencat ose diciplinat tjera shkencore dhe metodologjike (si socio-filosofia, socio-historia, sociopoliitika, sociologjia e ekonomisë politike, sociologjia e politikës ekonomike, socio-psikologjia etj.) me qëllim të formulimit dhe një konkludimi të përgjithshëm ose përfundimtar të tërë asaj që është cekur dhe trajtuar me lartë.Kjo duke filluar nga Socio-filosofia. Gjegjësisht, nga Sociologjia dhe Filosofia: Përkatësisht ,nga lidhjet, raportët ose konvergjencat e njohura organike dhe empirike në mes socilogjisë dhe filosofisë etj.Ndonëse, gjithmonë duke u bazuar në faktin e njohur sipas të të cilit sociologjia si shkencë ose një diciplinë e veçantë e filosofisë ka lindur dhe është zhvilluar pikërisht nga supstrati dhe materia e njohur e filosofisë.Kështu, përderisa filosofia i paraqet, studion dhe i analizon idetë dhe paraftyrimet e ndryshme apstrakte ,skematike,metaestetike ,ontologjike, epistemologjike dhe të tjera me anë të të cilave si të thuash formohen ose formulohen idetë ose konceptët e përgjithshme ose universale mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare.Sociologjia ndërkaq, i studion dhe analizon shoqërinë dhe fenomenët e ndryshme shoqërore dhe politike me ndihmën e njohur të historisë (historiografisë) në atë menyrë që ti paraqes dhe prezantoj ato në një kontekst sa me të qartë dhe dialektik në kohë dhe hapësirë. Dallimi themelorë në mes të këtyre dy shkencave (sociologjisë dhe filosofisë) qëndron në atë se sociologjia e pranon(akcepton) dhe e merr parasyshë faktin e njohur se:shoqëria njerëzore parasegjithash është një shoqëri e ndërlikuar, madje tepër komplekse dhe masive në kohë dhe hapësirë. Duke i zbatuar dhe aplikuar në këtë kontekst edhe metodat dhe zgjidhjet konkrete ose pragmatike ndaj çështjëve dhe aspektëve të ndryshme politike dhe sociopsikologjike me forma dhe metoda të njohura komparative, lineare, dialektike,harmonike, reflektive, determinante, empirike , rekonstruktive, diakronike dhe të tjerae. Ndërsa,filosofia të gjitha këto së bashku i koncepton, përcepton dhe anticipon si të thuash në format e mesipërme apstrakte, skematike , metaestetike dhe të tjera.Në këtë drejtim mbase duhet kërkuar edhe lidhjet,konvërgjencat dhe ndërvarshmeritë e shumëta (semantike, organike etj.) të sociologjisë me filosofinë.Mbase,në ndërlidhjet dhe ndërvarjet e shumëta sociologjike me parimet dhe premisat e njohura filosofike dhe metaestetike të cilat zatën paraqesin edhe sfidat dhe pëngesat kryesore dhe supstanciale të zhvillimit dhe funksionimit të pavarur dhe neutral të sociologjisë nga filosofia.
Sociologjia dhe Historia:E kaluara dhe zhvillimi i gjithëmbarshëm i sojit të njohur njerëzorë ose qytetar parasegjithash janë një univers dhe burim i pashterëshem të dhënash dhe burimësh të shumëta materiale dhe historike saqë shkencat ose diciplinat e ndryshme shkencore dhe shoqërore (edhe sociologjia pra!) ndodhën të ndërvarura dhe të ndërlidhura me njera tjetrën në shumë sfera dhe segmente të ndryshme.Sidomos shkenca ose diciplina e njohur e sociologjisë e cila përveç në filosofi: fenomenët dhe zhvillimët e ndryshme njerëzore ose shoqërore i mbështetë dhe i kërkon tek zhvillimët dhe burimet e njohura historike ose historiografike.Duke i nënkuptuar këtu reflektimet dhe gërshetimet e njohura eksterne dhe eksplikative të sociologjisë në histori ose anasjelltas.Respektivisht,ndikimet, eksplikimet ose singularizimet dhe sekularizimet e ndryshme të historisë në sociologji apo anasjelltas. Në rastin e shtetit dhe shoqërisë kosovare sidomos (...).
Sociologjia dhe Ekonomia Politike: Ekonomia Politike është e rëndësishme dhe tepër valide për Sociologjinë , por edhe për shkencat tjera në këtë drejtim mu për faktin se kjo e fundit (Ekonomia Politike) e trajton një aspekt shumë të rëndësishëm dhe fundamental çfarë është pikërisht aspekti i njohur social ose ekonomik.Ndonëse, ekonomia politike në këtë sfond i parasheh dhe i trajton popullësinë ose shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare si fuqi ose klasë punëtore që ka forcë dhe enërgji të mjaftueshme materiale, sociale, reproduktive, funksionale, aksionale, pozitiviste etj. .Përkatësisht, si një pjesë të rëndësishme ( materiale,produktive dhe reproduktive) për mbijetesën dhe zhvillimin e përgjithshëm shoqërorë dhe politik.Përderisa, sociologjia në këtë kuader, përveç çështjëve dhe aspektëve të mesipërme materiale dhe ekonomike: I trajton dhe analizon edhe çështjët dhe aspektët tjera të shoqërisë njerëzore ose qytetare.Duke i përceptuar dhe akceptuar njeriun ose individin si pjesë të rëndësishme dhe tepër sublime të shtetit dhe shoqërisë.Dhe, jo vetëm si fuqi punëtore ose si vegla pune që duhet punuar dhe menduar vazhdimisht për shtetin dhe shoqërinë.Sociologjia pra i kundron dhe i trajton në menyrë etike dhe tepër kritike çështjet ose aspektët e sipërpërmendura materiale dhe ekonomike.Duke insistuar për kushte dhe standarde sa me të avansuara sociale dhe ekonomike që e bëjnë një shtet dhe shoqëri funksionale, përparimtare dhe produktive ose profitabile në kontekstin e përgjithshëm ose multidimenzional.Duke menduar vazhdimisht në shtetin dhe shoqërinë kosovare.Përkatësisht,në çështjet dhe aspektët e njohura sociale dhe ekonomike të shtetit dhe shoqërisë kosovare.( Në instancë të fundit, sipas Maks Veberit dhe shumë mendimtarëve të tjerë, njerëzit ose qytetarët e ndryshëm dallojnë ose janë të veçantë ose tepër specifik nga njeri tjetri për nga konstrukti i tyre trupor ose psikofizik, madje për nga forca ose fuqia e tyre fizike, materiale, politike, sociale, ekonomike etj. Për nga edukata, kultura, arsimimi, mentaliteti, profesioni, funksioni, potenciali, kapaciteti ose ndikimi i tyre shoqëror ose politik etj.)
Socio-psikologjia:Se këndejmi, lidhjet , konvergjencat dhe ndërvarësitë me të fuqishme ( komparative dhe analogjike) në mes sociologjisë dhe psikologjisë duhet kërkuar në studimin dhe analizat e mirëfillëta shkencore dhe humaniste të shtresave dhe strukturave të ndryshme njerëzore dhe qytetare.Kështu për shëmbull, psikologjia në radhë të parë e studion dhe analizon rolin dhe ndikimiin e fuqishëm ose ambivalent të shoqërisë ose mjedisit të gjërë shoqërorë ose qytetar tek personi ose indivdi(qytetari) i thjeshtë në njerën anë dhe atë të rolit dhe ndikimit të fuqishëm dhe të shumëfishtë ( të reaksionit ose kundërreaksionit të brëndshëm apo të jashtëm) të një personi ose individi të caktuar shoqöror ose politik në rrjedhat, zhvillimët, procesët , trendët ose standardët e përgjithshme(masive) shtetërore dhe qytetare në anën tjetër. Duke i trajtuar dhe analizuar kështu vetëm çështjët dhe aspektët e ndryshme psiçike ose psikologjike të personit ose individit që kanë ndikime dhe influenca të shumëta e të shumëfishta në ngjarjet dhe zhvillimët e përgjithshme shoqërore ose qytetare që iu takojnë fushave të përbashkëta sociopsikologjike.Ndonëse, pa i harruar këtu eksplikacionet ,konvërgjencat dhe singularizimet e ndryshme socio-psikologjike në fushat dhe drejtimet e caktuara të studimit dhe analizave me të thella mbi gjendjën ose situatën e përgjithshme(psiçike ose psikologjike) të individit ose kolektivitetit si bazë e fuqishme konspirative dhe logjistike për studimet dhe analizat e metejme të ngjarjeve dhe situatave të caktuara psikologjike dhe sociologjike.
"Shteti" dhe "Ligjët" e njohura të Platonit ose "Politika" dhe "Etika e Nikomahut" të Aristotelit si shëmbull ose si një udhërrefyes tjetër me rëndësi:
Për me tepër ndërkaq, Platoni në kuader të "Shetit" të tij i ka ndarë dhe klasifikar njerëzitë ose shoqërinë e atëhershme njerëzore dhe qytetare në bazë të diferencave dhe antagonizmave të njohura klasore, sociale ose materiale.Prkatësisht, në "klasën e pasur" dhe në" klasën e varfër" njerëzore dhe qytetare në kuader të "polisit"(shtetit) të atëhershëm të Athinës:Ndërsa, në kuader të "Ligjëve" e tij administrative dhe juridike , duke i studiuar dhe analizuar shkaqet dhe faktorët e ndryshëm relevant dhe paradigmatik të funksionimit dhe determinimëve të njohura shoqërore dhe demokratike:Platoni në vazhdim i veçon shkaqet dhe faktorët e ndryshëm natyror dhe gjeografik (si klima, konfiguracioni dhe relijefi i njohur tokësorë ose gjeografik,hapsira e përgjithshme etnike,gjeografike , historike, kulturore etj,) në mbarëvajtjet dhe funksionimet e mirëfillta shtetërore dhe qytetare.Përderisa , Aristoteli duke i ndarë dhe konceptuar shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare në katër(4) pjesë ose dimenzione të njohura sociale dhe politike si Filia (Solidariteti shoqërorë ose qytetar), Koinonia (Grupimët e veçanta), Politea (Shteti) dhe Nomos ( Rregullat ose parimet e njohura mbi shtetin dhe shoqërinë):I veçon tre(3) shtresa ose kategori të posaçme njerëzore ose qytetare.Të pasur, të mesëm dhe shumë të pasur.Ndonëse, pa i harruar këtu konceptët e njohura shoqërore dhe qytetare të Sen Simonit, Immanuel Kantit,Adam Smitit etj.Përkatësisht, drejtimet dhe orjentimet e njohura shkencore dhe sociologjike të shtëve dhe shoqërive të ndryshme njerëzore ose qytetare sipas kësaj strukture ose radhitjeje shkencore dhe metodologjike me sa vijon:
Drejtimi mekanik: Si ithtarë dhe "arkitekt" të rëndësishëm dhe kryesorë të këtij drejtimi ose orjentimi njihen Dekarti, Spinoza etj.Të cilët janë të mendimit se mu njashtu sikurse në sferat ose fushat e njohura të fizikës, mekanikës, kimisë etj.Edhe rregullat dhe ligjët e ndryshme shoqrore ose sociologjike duhet kuptuar dhe konceptuar mbi bazën e ligjëve ose rregullave të mësiprme fizike ose mekanike.Por, megjithatë, drejtimi i mesipërm mekanik (sipas Dekartit,Spinozës etj.) nuk do të ketë ndonjë ndikim të fuqishëm ose masivë në sociologjinë bashkohore.Kjo në radhë të parë për faktin se shteti dhe shoqëria e sotme njerëzore ose qytetare janë shumë me të ndrlikuara dhe shumë me komplekse se sa vet ligjet ose drejtimt e mesipërme mekanike. Ndonëse, pa i harruar këtu edhe Metodat e njohura Induktive dhe Diskursive së bashku me ´Gjeometrinë Analitike´,´Matematikën Universale´dhe ´Principet e njohura Matematikore ose Aritmetike´të Filozofisë së Natyrës ( lëxo: Naturalis Philosophiae Principia Mathematica") sipas konceptëve dhe formulimëve të njohura shkencore dhe metodologjike të Frënsis Bekonit, Isak Njutënit, Rene Dekartit etj. Apo, të reflektojme së bashku për disa çaste edhe njëherë në " Essai sur les Meurs et l´Esprit des Nations, abrege de l´Histororie Universelle" , ose ne " Discours de la Methode" të Rene Dekartit të Madh ( ...).
Drejtimi biologjik: Ka për qëllim prezantimin , konceptimin , krahasimin dhe konvencionalizimin e ngjarjeve dhe zhvillimëve të ndryshme shoqërore ose qytetare mbi bazën e ligjëve ose teorive të njohura evolutive ose biologjiko-organike.Tre(3) variantat e tij krysore janë:Varianta organike;Varianta sociale ose socio-fizike(sipas Çarls Darvinit dhe August Kommtit etj.) dhe Variante Raciste(Sipas A.Gobinosë,R.Chemberleinit, A.Rosenbergut etj.)
Drejtimi ose pozicioni gjeografik: Ithtarët dhe protagonistët e këtij drejtimi ose pozicioni shoqëror dhe sociologjik janë të mendimit se ngjarjet , fenomenët dhe dukuritë e ndryshme shoqërore ose politike duhet kërkuar edhe tek faktorët e njohur gjeografik. Përkatësisht, në "Antropogjeografi" apo, thënë me mirë në ´Gjeografinë politike´, ´Gjeografinë historike dhe etnike´të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme qytetare ose politike.(Kujto teorinë e njohur të Malthusit në ktë drejtim..)
Drejtimi ose orjentimi i njohur psikologjik: Gabriel Tardi në kuader të veprës së tij të njohur me titull "Ligjët shoqërore ose qytetare" e ka akceptuar dhe përceptuar sociologjinë si një "psikologji të brëndshme"(interne ose interaktive) e cila i trajton marëdhënjet ose raportët e ndryshme(bilaterale, multilaterale etj.) mes njerëzve ose individëve të caktuar në shoqëri mbi bazën e njohur të natyrës dhe karakterit të përgjithshëm shpirtëroë dhe psiçikë ose psikologjikë të individit.Përderisa , Max Weberi në kuader të veprave ose shkrimëve të tij të njohura si "Shoqëria natyrale","Etika protestaniste dhe kapitalizmi."; "Shkenca si thirrje", "Politika si thirrje" etj.Është i mendimit se procesët e ndryshme shoqërore ose qytetare në radhë të parë janë rezultat logjik i natyrës dhe karakterit të njohur (lexo: psiçik ose psikofizik) të njeriut ose një individi të caktuar ndaj të tjerëve apo ndaj shoqërisë së gjithmbarshme njerëzore ose qytetare.Ndaj, mu për këtë fakt, sociologjia gjithnjë sipas Maks Veberit është "shkencë e aksionëve shoqrore".Ajo(sociologjia) madje, ëshë edhe imediate, imperativiste (si një domosdoshmëri sociale dhe psikologjike) në çdo shtet dhe shoqërie të mirëfillët njerëzore ose qytetare.Ndërkohë që aksionët(ose reaksionët) e ndryshme individuale ose kolektive ndodhën të ndara dhe klasifikuara sipas: a) -Aksionëve të mirëfillëta dhe racionale në raport me qëllimët e ndryshme shoqërore ose qytetare, b)-Aksionet racionale në raport me vlerat ose parimet e larta, c)- Aksionët tradicionale dhe d)- Aksionët emocionale.Me veprime ose aksione racionale:nënkuptojmë veprimët ose aksionet e mirëfillëta, të logjikshme dhe të kordinuara.Ndërsa, me ato reaktive ose iracionale:nënkuptojmë stresin, instiktin dhe emocionet e pakontrolluara në organizmin dhe vetëdijen tonë individuale ose kolektive.Zigmund Frojdi në këtë frymë është i mendimit se reaksionët dhe pothuajse të të gjitha dukuritë dhe reagimët e ndryshme shoqërore ose qytetare parasegjithash janë rezultat i një reagimi të brëndshëm .Gjegjësisht,të instiktit polar( libidos së brendshme trupore ose psikofizike) në organizmin tonë.Duke i nënkuptuar gjithmonë këtu polin dhe antipolin(...).Gjegjësisht, "mbingarkesën e polit" dhe "shpërndarjen racionale" të enërgjisë së tepruar (negative ose pozitive) në vetëdijen dhe organizmin tonë në atë menyrë që të përmbushën ose ushqehën paksa epshët ose kërkesat e ndryshme individuale apo kolektive të peronave ose individëve të ndryshëm në çdo kohë dhe hapësirë.Qofshin ato kërkesa materiale, politike,ushtarake,ekonomike,karieriste, profiteriste etj.
Drejtimi formal ( Formalizmi ):Formalizmi parasegjithash është i njohur për ndarjet ose diferencimët e njohura(dihotomike,empirike, organike etj.) në mes sociologjisë dhe shkencave ose diciplinave të tjera shoqërore apo qytetare në bazë të asaj që sociologjia i trajton dhe hulumton të gjitha tiparet dhe karakteristikat e përbashkëta ose kolektiviste të shtetëve dhe shoqrive të ndryshme njerëzore ose qytetare mbi parimet e sipërcekura shkencore dhe humaniste.
Drejtimi funksionalist ( Funksionalizmi ):Në metodat dhe teorinë e tij funksionaliste,Malinovski duke u mbështetur dhe orjentuar në parimet dhe principët themelore ose supstanciale të një harmonie dhe universalitetit të gjithëmbarshëm (,individual dhe kolektivë, gjegjësisht, aksional dhe funksional) të ligjëve dhe dukurive të ndryshme shoqërore ose qytetare.Në vazhdim thekson faktin se të gjitha premisat dhe elementët e mundshme të karakterit dhe strukturës së njohur shoqërore apo qytetare e kanë një karakter të pandryshuar ose tepër standard. Gjegjësisht, funksionin pozitivë që paraqet bazën ose themelët e përgjithshme dhe kryesore të mbarëvajtjes dhe integritetit të njohur të shoqërisë si bashkësi apo si kolektivitet.Sipas tij struktura sociale ose ekonomike është në funksionin e njohur fundamental ose supstancial të ndryshimëve dhe determinimëve të ndryshme shoqërore dhe kulturore.Se këndejmi, pos determinizmit kulturor në këtë drejtim duhet nënkuptuar edhe determinizmin bio-gjenetik i cili është i natyrës dhe një karakteri të pandryshuar ose stabil. Talkot Parsoni ndërkaq, i veçon katër dukuri ose fenomene të ndryshme të aksionalzmit dhe funksionalizmit si:akteri ose autori, qëllimi, situata dhe drjentimi normativë.
Mjetët strukturale ose strukturaliste:Strukturalizmi në radhë të parë është prezent tek ligjet dhe teoritë e ndryshme socio-antropologjike, tek ato elitare, evolutive, revolucionare e kështu me radhë.Ndërkohë që sociologjia në këtë kuader e studion dhe analizon shoqërinë njerëzore ose qytetare si tërësi ose si totalitet(kolektivitet).Përkatësisht, si një bashkësi të përgjithshme(universale ose kolektive) të një rëndi të njohur shoqëror,natyrorë ose ordinar në procesët , mardhënjët dhe raportët e gjithëmbarshme shtetërore dhe shoqërore.Duke i trajtuar dhe analizuar në këtë frymë strukturën shoqrore ose qytetare së bashku me paramendimet, parashtrimt, kërkesart, qëllimet, aspirata, idealet, vizionet ose interesat e njohura (objektive dhe subjektive, respektivisht, globale ose universale) të shtetit dhe shoqërisë. Kushtët,shkaqët dhe pasojat e ndryshme individuale, grupore ose kolektive në funksion të konceptëve dhe përceptimëve të mirëfillëta shkencore dhe socio-politike të çështjeve dhe problemëve të ndryshme akute ose kronike.
Ndryshe nga kjo, spas konceptëve dhe përcetimëve të njohura shkencore dhe humaniste të shtetëve dhe shoqërive të zhvilluara qytetare dhe demokratike gjithandej globit: të gjithë njerëzit ose qytetarët e mundshëm të një vendi apo të një shteti të konsoliduar ligjor, parlamentar dhe demokratik ( duke filluar qe nga udhëheqja me e lartë shtetërore ose politike dhe gjer tek qytetarët e rendomtë...) në instancë të fundit janë miq, partner, klient, pretendent, aspirant, participant dhe aleat të përbashkët dhe konstruktivë në të mirën e gjithëmbarshme të shtetit dhe shoqërisë së tyre përkatëse ose respktive.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe rolin dhe ndikimët e pashmangshme të patologjisë, gjegjësisht, të krizave, anomalive,reaksionëve, destruksionëve, dekonstruksionëve dhe deformimëve të ndryshme individuale dhe kolektive së bashku me ato të neoevulucionizmit,difuzionizmit,paternalizmit,bihorvinizmit,radikalizmit,semantizmit, sektashizmit, klasicizmit,egocentrizmit,dogmatizmit,fraksionalizmit,etatizmit,parlamentarizmit,interparlamentarizmit,liberalizmit,neoliberalizmit,protekcionizmit,cinizmit,oportunizmit,konformizmit,ciklizmit,neofunksionalizmit,pozitivizmit,historizmit,strukturalizmit,aksionalizmit,determinizm-it,flegmatizmit,pragmatizmit,konstruktivizmit ,religjionit,etikës(moralit),estetikës,kulturës, ideologjisë nacionale dhe historike, traditave të ndryshme nacionale dhe kulturore dhe kështu me radhë.Dhe, të gjitha këto së bashku në funksion të një Analize të përgjithshme dhe funksionale.Respektivisht, në funksion të Metodave të njohura strukturale dhe komparativiste të sociologjisë si shkencë dhe një diciplinë e veçantë e filosofisë në raport me disa nga çështjet, aspektët dhe fenomenët e mundshme të shtetit dhe shoqërisë kosovare në një periudhë të fluidshme dhe tepër hektike të konsolidimit të gjithëmbarshëm dhe tranzicionit.
Pëgatitur nga Agron Shabani, në kuader të botimëve të veçanta autoriale...































Më të komentuarat