Interpretimi i Gjykatės Kushtetuese ishte interesantė
Prishtinë, ((Mr.Sc.Blerim Burjani)) 08 Korrik 2012 19:49Komisioni pėr ndryshime kushtetuese nuk ka asnjė problem tė vazhdojė rrugen e reformės kushtetuese nė Repubikėn e Kosovės
Interpretimi i Gjykatës Kushtetuese ishte interesantë që nënkuptonë si në vijim: ndoshta edhe ndërprerje të mandatit të komisionit për ndryshimin e kushtetutës dhe për përfundimin e punës nga ky komision, në rrugën e filluarë nga ky komision hiq me pak se deri në vitin 2016, sa i përket temës së zgjedhjes së presdientit të vendit.
Asnjë Gjykatë Kushtetuese në botë nuk e bënë këtë, sepse është në kundërshtim me mandatin e dhënë kushtetues , edhe kjo ndoshta çudi bënë vaki në shtetin tone, ku një institucion i tillë ndoshta ndalon punën e reformesë kushtetuese dhe pengon funksionimin e komisionit por me siguri ky institucion do jep sqarime detale të arsyeshme për ketë dhe vendimin e nxjerrë.Nëse kërkesa për mbrojtjenë e kushtetutëshmërisë kishte të bëjë vetëm me mandatin 5 vjeçar është në rregullë , se Gjykata kishte interpretuar vetëm mandatin që për këtë nuk është dasht as të kërkohet sepse kjo është e qartë dhe pa nevojshme në kushtetutën në fuqi të vendit, a sa i përket vazhdimit të mandatit, bazuar në këtë kerkesë normal se nuk ka pengesa përderisa kjo kushtetutë është në fuqi.Por nëse gjykata është marrë edhe me punën e komisionit ad-hoc për të bërë plotësimet e ndryshimet në kushtetutë dhe amandamentet e prezantuara , atëhere vlerësohet tejkalim i komptenecave.Do të ishte edhe një gjë mjaft interesante dhe absurd: nëse është dërguar kërkesa për rishqyrtimin e kushtetutëshmerisë në Gjykatën Kushtetuese për dispozita apo edhe amandamente që nuk kanë hy fare në fuqi, kjo është më e çuditshme, interpetimi i një amandamenti siç ishte amandamenti 10, për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit të shtetit , gjë që Gjykata Kushtetuese do të duhej vetëm dhënë sqarime palës së parashtruarë të kësaj kërkese, vetëm se nuk mund të merret më interpretim të dispozitave të planifikuara për të ardhmen nga komisioni, pasi që kushtetuta me plotësimet dhe ndryshimet ende nuk ka hyjë në fuqi. Kjo nëkuptonë se nuk ka kurrfarë pasoja jurdike dhe se puna e komisionit për ndryshime dhe plotësime të kushtetutës, duhet të vazhdojë deri në dërgimin e saj në Kuvendin e Kosovës, ku do të vendoset për amandamentet shtesë të propozuara nga komisioni për ndryshime kushteteuse. Pra asgjë nuk ka ndodhë ,vazhdonë loja reformuese dhe natyrisht vazhdojnë proceset reformuese pa ndalje.Parashtrimi i kësaj kërkesa kurgjo ska të bëjë më të drejtat e njeriut sepse këto amandamente nuk janë hy në fuqi dhe nuk cenojnë për momentin të drejtat e njeriut presidentes aktuale, dhe si e tillë nuk paraqet të drejtën positive si e drejt në fuqi , pra pasojat e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese është vetëm këshillues dhe nuk është obligativë për asnjë institucion të Repubikës së Kosovës.
Rrëmuja e interpretimeve dhe paraqitja e lloj-loj njerëzve të ndryshmë avokat çka jo tjetër , është krejt komike sepse dispozitat e tilla të komisionit nuk janë për askend obligative sepse këtë duhet aprovuar Kuvendi i Kosovës.Mos dija në këtë shtetin tonë e bënë të veten por edhe euphoria që krijohet për mënjeher. Interesantë për të trajtuar tema të ndryshme dhe për tu tall me neve, ku një institucion i tillë interpretonë të drejtën jo pozitive apo të drejtën inekzistuese.Nuk ka nevojë me u marr me këtë temë, sepse kjo temë do të shtrohet më vonë në Kuvendin e Kosovës, kur të vjen në Kuvend për diskutim dhe aprovim, e vetëm atëhere mund të kërkohet nga cila do palë sqarimi dhe interpretimi nga Gjykata Kushtetuese. Është plotësisht e sakt përgjigjëja e Arsim Bajramit se kjo Gjykata ka tejkaluar kompetencat e veta, unë po i a shtojë edhe këto fjali : ka humb edhe sensin e drejtësisë dhe të drejtën pozitive, duke u marr me të drejtën inekzistuese po që se ka interpretuar edhe punën e komisionit për plotësime dhe ndryshime të kushtetutës së Republikës së Kosovës .
Gjykata Kushtetuese me siguri se ka parasysh këto fakte që i kam përmendur dhe ka informacione të bollshme për të dhënë edhe sqarime të plota rreth kësaj rrëmuje që më së paku do të duhej të ishte e politizuar dhe kerkesë për të mbetur edhe më tutje në këtë postë presidentja aktuale, përkundër fakteve të prezantuara me herët të tre liderve politik për marrëveshjen politike të bërë me herët.Gjykata Kushtetuese për mendimin tim duhet të presë fakte të reja në këtë drejtim dhe po që se ndodhë diçka jashtë mekanizmave institucional atëhere të merr ndonjë qëndrim tjetër për të mbrojtë kushtetutshmërinë , por marrja e çfarë do llojë vendimi nga Kuvendi i Kosovës kuptohet është kushtetuesë, pra një gjë është e kuptueshme, çdo gjë që buronë nga vullneti i popullit apo përfaqësimit të këtijë vullneti nga deputetetë në Kuvendin e Kosovës është kushtetuese .































Më të komentuarat