Të tjerë

 

Refuzimi I ftesės pėr Rexhep Qosjen nė 100 vjetorin e pavarsisė, fyen ndėrgjegjen e kombit shqiptar

Prishtinë, (Koço Dana) 23 Qershor 2012 08:09

Nėnkryetari I Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, Myzafer Korkuti, nė njė intervistė dhėnė medias sė Tiranės bėri tė ditur se nė aktivitetet shkencore me rastin e 100 vjetorit tė pavarsisė sė Shqipėrisė, nuk ėshtė ftuar personaliteti I madh I kombit shqiptar, akademik Rexhep Qosja. Zoti Korkuti, nuk ka dhėnė asnjė spiegim lidhur me arsyet e refuzimit tė ftesės pėr Rexhep Qosjen.

Por ai ka bërë të ditur emrat e figurave të tjera të ftuar si ato të Hivzi Islamit nga Prishtina, të Ismail Kadaresë, Kristo Frashërit etj. Lista për Shqipeëri Natyrale, këtë pohim të nënkryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë e konsideron absurd, të padrejtë dhe tepër fyes për ndërgjegjen kombëtare shqiptare. Rexhep Qosja me veprën e tij monumentale në shërbim të cështjes shqiptare, hartuesi I “Strategjisë së Bashkimit Shqiptar”, hartuesi I “Popullit të Ndaluar” e I dhjetra e qindra shkrimeve të tjera në shërbim të cështjes shqiptare, I bën dhe do ti bënte nder cdo lloj konference kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në cështjen shqiptare, ai është as më shumë dhe as më pak, por “Sami Frashëri” I koheve moderne. Mospjesmarrja e tij dhe mungesa e Ftesës nga Akademia shqiptare e shkencave, është një dëm I madh për cështjen shqiptare në këtë qindvjetor, tregon se sa e politizuar dhe militante partiake është Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Nuk është Rexhep Qosja që ka nevojë për një Ftesë, është Kombi shqiptar qe ka nevojë për një mëndje të ndritur, që ka nevojë për Strategjinë e Bashkimit të Kombit shqiptar.

Nuk është Rexhep Qosja që mbetet I anashkaluar nga mediokriteti dhe militantizmi neveritës I Akademisë së Shkencave te Tiranës, por është kjo Akademi dhe drejtuesit e saj që treguan se sa të prapambetur janë kombëtarisht. Me këtë veprim, Drejtuesit e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, treguan se kanë mbetur “xhonturq” dhe se nuk I duan shqiptarët dhe mendimin politik kombëtar shqiptar. Pa fyer askënd nga pjesmarrësit e konferencës që do të organizohet, Lista për Shqipëri Natyrale deklaron se ata do të ndjehen dhe duhet të ndjehen të fyer që në sallë do të mungojë, mendimtari I madh I cështjes kombëtare, ata duhet të ndjehen të fyer dhe të përcarë kur të shikojnë se për të mos ja prishur qejfin dikujt apo disave, cenzurohet dhe cungohet vetë cështja kombëtare. Prandaj, ata duhet ta refuzojnë ftesën që ju kanë bërë dhe ta kushtëzojnë pjesmarrjen e tyre me pjesmarrjen e Rexhep Qosjes.

Dikush apo disa mund të thonë se Rexhep Qosja ka bërë gabime që është përfshirë në disa raste në luftën politike në Shqipëri. Duke e pranuar për një cast këtë si të vërtetë, Lista për shqipëri Natyrale deklaron se Njerëzit e Mëdhenj, edhe gabimet I bëjnë të Mëdha. Por kjo nuk është arsye, është pretekst, është xhelozi, është mediokritet I drejtuesve te Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Të gjithë të ftuarit e tjerë në këtë Konferencë, kushdo qofshin ata, duhet ta kuptojnë se Refuzimi I Veprës së Rexhep Qosjes në Konferencën kushtuar 100 vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë natyrale, në thelb do të thotë, pranim I Fantazmës së Esat Pashë Toptanit në këtë Konferencë.

 


Më të komentuarat