Të tjerë

 

Mbi fushėn e kosovės po ngritet shtiza e konfliktit

Prishtinë, (Ali Hertica) 22 Qershor 2012 09:14

Sa do qė prononcimet e pėrditėshme pėr qetėsi dhe siguri po pėrsėriten pa rreshtur, mbi fushėn e Kosovės po ngriten shtizat e konfliktit. Rreziku i eskalimit tė mundshėm tė tensionimit te metejme te situates nė Kosovė sa vie po shtohet gjithnjė e mė tepėr. Gazimestani Millosheviqian gjithnjė e mė tepėr po shėnon pikėn e vlimit. Nė Gazimestan shkrepėn xixat e para tė luftės nė Ballkan, aty u shtremėbrua historia. Nuk e di sa ėshtė vigjilent Qeveria e Kosovės dhe SHPK-ja, pėr lejimin e tubimit serb nė Gazimestan, a duhet tė kuptojnė njėherė e pėrgjithmonė se tash nuk ėshtė kohė spektaklesh historike.

Deri sa ata burgosin (krejt pa kuptim) i japin leje karavanit postmillosheviqian të mësyjnë në Gazimestan dhe aty të shfryejnë vnerin nacionalist serb. Kështu ata bëjnë njërin ndër gabimet më të pafalshme të pas luftës, sigurisht që do të mbajnë përgjegjësinë ferkimet eventuale shqiptaro-serb.

Shumë të rinjë të frustruar nga ngjarjet e këto ditëshme, kanë filluar të mendojnë ndryshe, ata nuk duan të lejojnë nënqmimin e tejskajshëm të institucioneve kosovare, që kanë marrë pozitat e spektatorëve.

Informatat që qarkullojnë nga Prishtina janë trishtuese, veq ka filluar grupimi i nacionalisteve serb, dehja nacionaliste e të cilëve ka arritur kulmin.

Dhe sigurisht Gazimestani do të marrë jetëra të reja, permes fjalorit ekstrem te folesve "rreziku" është shumë real. Grupe të rinjësh shqiptarë kanë veshur "fanelat" e luftës, ata janë të "armatosur", dhe sigurisht që atë ditë do të dëgjohet "kallashi" i fjaleve te zjarrta. Sa do që prononcimet e përditëshme për qetësi dhe siguri po përsëriten pa rreshtur, mbi fushën e Kosovës po ngriten shtizat e "konfliktit". Nuk duhet të dyshohet që nje dite Gazimestani më 28 qershor, nuk do të skuqet me gjak.

Pralajmërimi me kohë eventualisht mund të shërbejë si shkasë për t'u rishqyrtuar vendimi, ngase pas ni kohe do të jetë vonë, tepër vonë. Eshtë vështirë të binden të rinjtë që ta ruajnë qetësinë, ata kanë vendosur përfundimisht, ta ngjyrosin ni dit Gazimestanin.

Pse duhet që një datë të sjell kob, a nuk do të ishte më mirë që për këtë të debatojnë historianët, e jo të manipulohet me ndjenjat e njerëzve. Nuk është shumë vonë të harrohet tubimi milionësh, kur Millosheviqi nga Gazimestani nisi kordonet e vdekjes në ish Jugosllavi, aq shpejt duhet të venitet kujtesa historike e krimit serb.

A duhet të ripërsëritet edhe njëherë historia e krimit në Kosovë, dhe të shkelin lirshëm në Kosovë (me varre të hapura) paramilitarët e Car Llazarit, ata nuk e fshehin qëllimin e tyre asnjëherë për krime të reja.

Ende janë të freskëta kujtimet kur u nisë treni serb në Slloveni, por udhëheqja e atëhershme sllovene pengoi gjakëderdhjen duke i thënë stop karavanit vdekjeprues serb.

Eshtë plotësisht e pakuptueshme që udhëheqja kosovare nuk është bile njëherë në koherencë me kohën, dhe përfundimisht të pengojë inspiruesit e dhunes Nuk e di atëherë si do të veprojnë policët e SHPK-së, ata do të gjenden në mes, të mbrojnë si do të veprojnë SHPK-ja, ata do të gjenden në mes, të mbrojnë serbët luftënxitës, apo të luftojnë kundër të rinjëve shqiptarë.

Paralajmërimi është jo vetëm një obligim qytetarë është shumë më tepër, është shumë njerëzor, nuk është as anonim.

 


Më të komentuarat