Të tjerë

 

Din Mehmeti: Krenaria e letersis Shqiptare

Prishtinë, (Sylë ARIFI) 16 Nëntor 2011 20:05

Poeti i jon Din Mehmeti, nderi dhe krenaria e letėrsis Shqiptare, profesor i nderuar, i angazhuar nė periudha historike me kontribute tė veqanta jo vetėm nga fusha e letersis shqiptare, dhe poet i permasave mbarkombėtare.

Me rastin e një vjetorit në përkujtim të poetit të mirënjohur shqiptar,

Poeti i jon Din Mehmeti, nderi dhe krenaria e letërsis Shqiptare, profesor i nderuar, i angazhuar në periudha historike me kontribute të veqanta jo vetëm nga fusha e letersis shqiptare, dhe poet i permasave mbarkombëtare. Nga fusha e Letërsis, ishte i dalluar me poezit e tija siq thoshte vetë të nxjerruara nga zemra, dhe vuajtjet e popullit tim gjatë historisë. Ishte autror i shum veprave, nga shum fusha i dalluar me botime nga kritika letrare dhe drama, njihet si poet i veqant kryesisht për poezinë e tij figurative dhe popullore. Jan te njohura botimet e tija që nga viti 1961 deri në vitin 1999 në 16 vëllime. Poezinë e parë e botoi në vitin 1949 në revistën letrare Jeta e re. Vepra më të njohura: Në krahët e shkrepave (1961), Rini diellore. (1966) Dridhjet e dritës (1969), Heshtja e kallur (1972), (1974), Fanar në furtuna (1981) Agu, dramë (1982), Prapë fillimi (1996), Klithmë është emri im ( Tiranë 2002), Mos vdis kur vdiset (2001) ishte romani i tij që nxiti kurreshtjen e të gjitha brezave nga kjo fush e letërsis.

Pra, bac-loku, ishte i dalluar edhe në fushat tjera ku e kerkonte momenti historik, ishte poeti që ju paraprinte ngjarjeve historike, duke i frymzuar gjeneratat për qeshtje kombëtar. Ishte burim afirmimi për shum breza, duke kerkuar unitet në fushën nacionale, njeri nga veprimtaret që i printe aksionit për pajtimin e gjaqeve dhe ngatrresave për qellime humanitare, dhe diqka më shum se kaq.

I quante relikte të se keqës kombetare, hakmarrjen dhe gjakmarrjen që kishin lan gjurma te shum familje Shqiptare në gjith hapsiren ton etnike. Ai, shpegonte në shum tubime se pajtimi epilogun dhe qellimin e kishte ta luftoi ket relikti fatkeq për shqiptaret, se ky aksjon nuk e ka vetem një qellim zhdukjen dhe luftimin e hakmarrjes-gjakmarrjes, por ky asht akti që i paraprin ndryshimit të historis son për qlirim dhe bashkim, se vetem te bashkuar mund të i realizoim aspiratat tona nacionale. I brymosur me guxim intelektual, politik dhe kombetar, vepronte duke qenë në bashkëveprim me të gjitha shtresat shoqerore për ta afirmuar dhe ndimuar zgjidhjen e çështjës kombëtare e në veçanti çlirimin e Kosovës nga falanga serbe. Ishte njeri nga intelektualet që në vitet e ndryshimeve te medhaja historike për neve Shqiptaret nën ish jugosllavi, ahere kur vinin emisar politik te LKJ-es ne komunat e Kosovës për ta frigsuar popullin dhe udhhqjen e asaj kohe, Dini reflektonte guxim politik duke ju kundervuar qellimeve të tyre pushtuse, dhe ju konfirmonte se Shqiptaret duhet të jenë të barabart me popujt tjerë në keto hapsira. Pra, Bac-loku, u nda nga nga jeta vetëm fizikisht,dhe vazhdon të jetoi vepra dhe ideali i tij kombëtar, që mbetët frymzim dhe detyrë për shum breza si synim i vazhdueshëm për liri, barazi dhe bashkim kombetar.

Atdhedashuria e trimave, të pendës dhe pushkës nuk u lëkund, përkundrazi mori përmasat e zgjerimit nga shumë gjenerata. Bac-loku i takon plejades se shkrimtarve, poetëve dhe njerzve të medhej të historisë son kombëtare. Ja ni rast që na kishte ndodhur në vjeshtën e vitit 1996, ishim duke u kthyer nga nje cermoni familjare se bashku me Bac-lokun, dhe patrolla famkeqe serbe në udhkryqin te “lama e druve” Gjakovë, kahë muzgu i menxhezit, na ndalen dhe kerkonte arm nga neve, dhe Dini ju pergjegj me guxim se po kam armë, duke ju than se une luftoi me laps, pasoi kontrolli i rrebt policor duke na fyr rand në baza nacionale, na than shlynu nga ketu. Me pas rruges i thash pse Bac-Lok veprove keshtu u pergjegj duke qeshur se une moti jam duke ju kerkuar front ketyre bandave qetnike.

Angazhimet e tija sipas disa kontakteve qe ai mbante jo vetem mbrenda Kosoves por dhe me disa bashkatdhetar në mergim, gjatë luftës qlirimtare, ishin të veçanta në fushën intelektuale, politike dhe ushtarake në ndimen e luftë çlirimtare. Kjo u deshmuar edhe me vet rreshtimi e tij për krah UQK-es që e kishin ba luftën për qlirim nga pushtuesi serb.

Pra, poeti yn Din Mehmeti, mbante qëndrim parimor dhe korrekt në raporte shoqëror në nivele të ndryshme, ishte shumë njerzor me miqtë dhe dashamirët e çeshtjës kombëtare, ndërsa me kundërshtarët e çështjes kombëtare apo thën troç me hyzmeqarët e shërbimeve të huaja ishte shumë konkret i drejtëpërdrejt e i pa kompromisë. Gjithëmon, dhe gjithkund, prezenca dhe fjala e tij krijonte atmosferë mirëkuptimi vllaznor e korrektsie, në frymën e mombilizimit të gjitha forcave kombëtare pavarsisht përcaktimet e tyre politike e ideoligjike. Apelonte vazhdimisht te të gjithë shqiptarët të jenë unik e të bashkuar rrethë forcave reale kombëtare, që me pend e pushkë ti shërbein atëdheut.

Pa dyshim se emri dhe veprat e poetit Din Mehmeti do të radhitet në historin e letersis shqiptare duke e zën vendin e merituar.

*Mendimet e botuara në rubrikën "Opinione" nuk shprehin qëndrimet e KosovaPress-it. Kjo faqe është e hapur për lexuesit. Opinionet mund të dërgohen në info@kosovapress.com.

 


Më të komentuarat