Të tjerë

 

Edhe nė lindje po ndodh veriu

(Ismajl Kurteshi ) 18 Shtator 2011 12:53

Bllokimi i rrugėve, ndėrtimet pa leje, investime tė Serbisė pa lejen dhe mbikėqyrjen e institucioneve tė Kosovė, mbyllja e gjykatės nė Mitrovicė, djegia e pikave doganore 1 dhe 31, vizitat pa leje dhe nxitja e trazirave nga ana e qeveritarėve tė Serbisė nė Kosovė duke pėrfshi kėtu edhe shefin e delegacionit serb nė bisedimet e Bruksel, blerja e pasurisė sė qytetarėve shqiptarė nga shteti serb, vendosja e antenave ilegale, menaxhimi i rrjetit elektrik nga elektro - ekonomia e Serbisė, kontrabanda dhe vjedhjet e realizuara nga grupet kriminele me prejardhje multinacionale, shkolla me plan programe tė Serbisė e deri te vrasja e zyrtarėve vendor dhe ndėrkombėtar, janė dukuri me tė cilat tani e dymbėdhjetė vite pėrballet veriu i Kosovės. Prandaj e gjithė kjo qė u tha mė lart nuk paraqet mė lajm pėr qytetarėt e Kosovės.

Bllokimi i rrugëve, ndërtimet pa leje, investime të Serbisë pa lejen dhe mbikëqyrjen e institucioneve të Kosovë, mbyllja e gjykatës në Mitrovicë, djegia e pikave doganore 1 dhe 31, vizitat pa leje dhe nxitja e trazirave nga ana e qeveritarëve të Serbisë në Kosovë duke përfshi këtu edhe shefin e delegacionit serb në bisedimet e Bruksel, blerja e pasurisë së qytetarëve shqiptarë nga shteti serb, vendosja e antenave ilegale, menaxhimi i rrjetit elektrik nga elektro - ekonomia e Serbisë, kontrabanda dhe vjedhjet e realizuara nga grupet kriminele me prejardhje multinacionale, shkolla me plan programe të Serbisë e deri te vrasja e zyrtarëve vendor dhe ndërkombëtar, janë dukuri me të cilat tani e dymbëdhjetë vite përballet veriu i Kosovës. Prandaj e gjithë kjo që u tha më lart nuk paraqet më lajm për qytetarët e Kosovës.

Por që gati se të gjitha këto dukuri po ndodhin edhe në pjesën Lindore të Kosovës, ku vitin e kaluar janë themeluar komunat politike një nacionale ose me shumicë të theksuar serbe si: Ranillugu, Parteshi, Kllokoti dhe ka ndodhur zgjerimi i komunës së Artanës, këtë pak kush e di.

Por edhe faktin se të tri komunat e reja së bashku i kanë gjithsejtë 8123 banorë, dhe se me këtë numër banorësh nuk plotësohen kushtet për themelimin e komunave të reja, madje as sipas Pakos së Ahtisarit, sipas të cilës për formimin e një komune të re vendbanimi gjegjës duhet t’i ketë 5.000. banor, vërtetë këtë pak kush e di.

Se këto komuna, të themeluara nga institucionet e Kosovës (por pa simbolet identifikuese të Republikës së Kosovës), të kontrolluara nga Serbia, thithin mjete nga Buxheti i Kosovës për kokë banori tre - katër fish me shumë se komunat e banuara me shumicë shqiptare edhe pse në inkasimin e ati buxhet nuk kontribuojnë fare.

Se shkollat me mësim në gjuhën serbe jo vetëm se punojnë me plan programet e Serbisë, por edhe udhëhiqen nga drejtor shkollash, e Drejtori paralele të Arsimit e që mbajnë lidhje zyrtare me Ministrinë e Arsimit të Serbisë, ndërsa me Kosovën i lidhë vetëm vjelja e buxhetit, ( më shumë se sa ju takon me ligj) e se një gjë të tillë po e tolerojnë Qeveria e Kosovës dhe qeveritë komunale, vërtet pak kush e di.

Se në këto fshatra (komuna) funksionon sistemi shëndetësor i financuar

nga Buxheti i Kosovës por i menaxhuar nga strukturat politike të Serbisë;

Se në enklavat serbe në Anamoravë funksionojnë edhe gjykatat serbe ,

edhe korporata elektro - energjetike e Serbisë, antenat ilegale të telefonisë

serbe, se ne këtë pjesë të vendit hynë e dalin zyrtarë dhe mallra të Serbisë pa kurrfarë kontrolli, këtë e din pothuajse të gjithë qytetarët e Anamoravës.

Se selia e Komunës së Parteshit ka kaluar në Pisjan (në zonën kufitare

me Serbinë), se Ranillugu është bërë qendër e MUP-it të Serbisë, se një pjesë e Qytetit të Gjilanit, pas jetësimit të decentralizimit në baza etnike, i takon komunës së Artanës dhe se në Komunën e Artanës, Serbia investon pa pyetur askënd, këto gjëra qytetarët e Kosovës nuk i din.

Por se institucionet tona bëjnë sehir edhe kur Serbia ndërton e investon pa pyetur e as pa informuara as njërin nivel qeveritar, si që po ndodhë kohëve të fundit në Kishën e Dragancës, këtë askush nuk mund ta marrë me mend.

Qeveria e Kosovës, nuk mund t’i plotësojë standardet Euro – Atlantike dhe të integrohet në Bashkimin Evropian duke i mbyllur sytë para shkeljeve të ligjeve dhe mosrespektimit të sovranitetit të Kosovës, veprime këto të cilat asnjë shtet sovran e demokratik nuk do t’i kishte lejuar.

Heshtja shumë vjeçare ka bërë që strukturat ilegale, të përkrahura fuqimisht nga Serbia, ta kontrollojnë në tërësi jetën në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, dhe institucioneve të Kosovës t’ua bëjnë të pamundur funksionimin atje.

Tani po shihet sa i vështir është kthimi i institucioneve në atë pjesë të vendit. Përpjekja për kthimin e doganierëve dhe policëve, e përmes tyre kthimit të rendit dhe ligjit, në muajin korrik e paguajtëm me jetë njerëzish. Në shtator përkundër përkrahjes së KFOR-it dhe EULEX-it, shkuarja në pikat 1 dhe 31 ishte e mundur vetëm me helikopter. Në këtë situatë a mund të konsiderojmë se e kemi nën kontroll territorin e kësaj pjese të vendit? A nuk është shqetësuese se doganierët dhe policët tan në pikat doganore 1 dhe 31 nuk janë doganier e polic, si në pikat tjera doganore, por janë vëzhgues?

Erërat e Veriu përveç drejt lindjes po fryn edhe në drejtim të Pejës, Deqanit, Hoqës së Madhe, Prizrenit, pothuajse në gjithë Kosovën. Në këtë situatë qytetarët e Kosovës nuk mund të jenë indiferent. Institucionet e Kosovës në koordinim me organet komunale, duhet me vendosmëri të reagojë , ashtu si reagon çdo shtet sovran kur i cenohet sovraniteti, ato duhet të veprojnë në përputhje me Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe mandatin që ua ka dhënë populli, deri sa e tërë Kosovës nuk është bërë Veri.

*Mendimet e botuara në rubrikën "Opinione" nuk shprehin qëndrimet e KosovaPress-it. Kjo faqe është e hapur për lexuesit. Opinionet mund të dërgohen në info@kosovapress.com.

 


Më të komentuarat