Kush janė rrugaēėt Buxhovit?
(Abdullah Prapashtica ) 22 Shtator 2011 09:51Nė mbrėmjen e 21 shtatorit 2011 ne orėt e mbrėmjes me vonesė u kyēa nė emisionin dialogplus tė RTK. Pėr habinė time e dėgjova njė pjesė tė emisionit ku Jusuf Buxhovi i quante rrugaē ata qė mendojnė ndryshe nga ai. Duhet ta kenė tė ēart gjithė ata qė i ofendojnė tjerėt qė mendojnė ndryshe, se ofendime janė bumerang qė ju kthen mbrapsht ! Sepse kush shkel mbi kulturėn e debatit kjo i hakmerret menjėherė, me qė si thotė urtėsia popullore as gjė nuk mbetet pėr atė dynja!
Në mbrëmjen e 21 shtatorit 2011 ne orët e mbrëmjes me vonesë u kyça në emisionin dialogplus të RTK. Për habinë time e dëgjova një pjesë të emisionit ku Jusuf Buxhovi i quante rrugaç ata që mendojnë ndryshe nga ai. Duhet ta kenë të çart gjithë ata që i ofendojnë tjerët që mendojnë ndryshe, se ofendime janë bumerang që ju kthen mbrapsht ! Sepse kush shkel mbi kulturën e debatit kjo i hakmerret menjëherë, me që si thotë urtësia popullore as gjë nuk mbetet për atë dynja!
Është bërë zakon i rregullt i demagogëve ordiner, që nga Buxhovit e deri te klauni fundit primitiv, që të përdorin historinë dhe mediet për shpërndarjen e ofendimeve gjatë qërimin e hesapeve me ata që reagojnë në falsifikimet e tyre, të cilët bëjnë përpjekje që ta mbrojnë historinë kombëtare nga këta falsifikator. Ata mendojnë se munden vetit ti japin kompetenca me qenë autor të historisë kombëtare. Askush tjetër pos ata! Kush janë këtahistorianë, çfarë flet për t´a e kuluarja dhe cilat janë qëllimet e tyre?
Historianët e sojit të Jusuf Buxhovit e kanë shpall Shaban Polluzhen tradhtar, edhe pse ai është vra nga çetnikët partizanë e Titos, duke luftua për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ndërsa, po këta historian, Fadil oxhaHoxha Hoxhën e kanë shpallë hero, edhe pse Fadil oxhaHoxha Hoxha e bashkoi Kosovën me Serbinë, në këmbim me do privilegje për vete dhe për klanin e vet.
Nëse mbetet të shkruhet historia kombëtare nga sojit i Jusuf Buxhovit, ky do ta shpallë si tradhtar edhe Adem Demaçin edhe tërë pjesëtarët e ilegales patriotike kundër regjimit jugosllav. Edhe pse Adem Demaçi ishte 28 vite në burgjet e Titos, sepse ai luftoi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ndërsa Ibrahim Rugovën, ky vetëm e ka shpallë hero, edhe pse Ibrahim Rugova si aktivist i ish LKJ është angazhua me e vazhdua autonomin e Fadil Hoxhës, me platformën e njohur të Jusuf Buxhovit e të LDK/LKJ, për demokraci e barazi nën sundimin e Serbisë.
Po ashtu edhe këta ia zgjatën jetën sundimit të Beogradit, për do privilegje për vete dhe për klanet e tyre! Derisa Adem Demaçi ishte në burgjet e Titos, Jusuf Buxhovit me heroin e ti Rugova pinin Wiski në sallonet e pushteti të e Titos e të Millosheviqit, duke u zgërdhirë para kamerave krah për krah me Sllobën. Në të njëjtën kohë bandat çetnike-partizane po i terrorizonin shqiptarët e Kosovës dhe të viseve tjera shqiptare nën sundimin e Beogradit! Këto fotografi historike i ka pa bota, prandaj ato nuk donë koment!
Adem Demaçi ishte viktimë e tyre edhe në kohën e sundimit të Beogradit, para 1999 edhe në kohën e sundimit të Brukselit, pas 1999. Ata bënë tera lojërat e ndyra edhe në bashkëpunim me sundimin diktatorial të UNMIK/EULEX-it edhe me renegatët tjerë të tëra partive kukulla, që Adem Demaçi dhe njerëzit më të vendosur të ilegales të njollosen me intriga të kuzhinave të shkollave Kumrovcit titist e të Kremlinit stalinist, që në këtë mënyrë të eliminohet nga konkurrenca për President e për detyra tjera shtetërore në Republikës së Kosovës. Linçimi publik i personaliteteve të rezistencës është shkollë e vjetër e Beogradit dhe e veglave të tij, ato të mirëfillta dhe ato qorre.
Tani qëllimisht po e shtyn zgjedhjen e Presidentit të Kosovës derisa sa të vdes Adem Demaçi. Mirëpo, Adem Demaçi nuk po vdes për inati të tyre! Duhet t´a dinë të gjitha ata që e kanë pengua e po pengojnë që Adem Demaçi të zgjidhet për President të Republikës të Kosovës, se do të i gjykon gjyqi i historisë, si nihilist e vegla të regjimeve të huaja, që nuk ja deshën të mirën shqiptarëve dhe vetëvendosjes e bashkimit ton kombëtare.
Për habinë time kundër Ademm Demaçit thurën intriga edhe individ primitiv që fshihen pas emrit të madh të Jusuf Gërvallës. E di se po të ishte Jusuf Gërvalla gjallë, ata që thurin intriga kundër Adem Demaçit, Jusufi do t´i varte në litar. Dhe ata kurrë nuk do të mund të ishin shok të Jusufit Gërvallës. Këtë e di mirë edhe Jusuf Buxhovi. Historia e Kosovës nuk është çështje private as e Jusuf Buxhovit, si gazetar i ish regjimit Jugosllav dhe as e patriotëve primitiv të cilët mendojnë se historia ka fillua me ta dhe heshtin, deformojnë e mohojnë çdo gjë e kanë bë të tjerët, e që nuk e kanë bërë vet ata. Ata që thurin intriga të tilla kundër Adem Demaçit dhe ata që i përkrahin të tillët e nuk distancohen nga ata, vet veti ja kanë vu këmbën në fyt, dhe po tregojnë vet se sa të pa vlerë janë!
Historia Kombëtare duhet të shkruhet me kritere objektive shkencore. Historia Kombëtare duhet të shkruhet nga ata historian që nuk i kanë takuar dhe që nuk takojnë partive politike dhe paramilitarëve të partive politike, sepse vetëm kështu është e mundur të arrihet deri te e vërteta historike shkencore. Ndryshe sigurisht se pseudoshkenca do të na prodhon vetëm pseudohistori! Vetëm institucionet shkencore historike janë kompetente me dhanë vlershme mbi veprimtarin e personaliteteve dhe mbi veprimtarin e subjektive që kanë marrë pjesë në ngjarje historike. Të tjerët mund të japin vetëm mendimin e vet, që mund të jetë apo nuk mund të jetë i saktë!
Historia partiake e personale e Jusuf Buxhovit e LDK, si trashëgimtare e ish LKJ për Kosovën, kurrë nuk mundet të bëhen histori nacionale e shqiptarëve. Por ajo do mbetet përgjithmonë pjesë e historisë të ish LKJ!
Ata që duan të na e falsifikojnë historinë nacionale duke bërë përpjekje që historinë e partive të veta të na i kontrabandojnë si histori kombëtare, nuk janë shkencëtar por janë pseudointelektual matrapaz, palaço e rrugaç që lumi i rrëmbyeshëm i historisë shqiptare do ti hedh në breg bashkë me mbeturinat tjera historike që ju kanë shërbye me zell sundimeve të huaja.
Historia kombëtarë do të shkruhet kur të realizohet edhe kapitulli i fundit i Programit të Bashkimit Kombëtar të Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit të 1878. Atëherë shkencëtarët e historisë do të mbledhin faktet e dëshmitë dhe mbështetur në argumente shkencore do të japin vlerësimin real për rolin e secilit subjekt individual e grupor. Deri atëherë mund të flasim vetëm për inserte dëshmish personale e grupore për rrjedhat e deritanishme, por as se si për histori nacionale.
Prandaj askush askujt nuk mund të ia ndaloi që të shkruan për veprimtarinë e vet personale dhe mbi historinë e zhvillimit të subjektive partiake apo të formacioneve tjera të organizuara ku ata kanë marr pjesë, kur këtë e bëjnë saktësisht dhe realisht. Bile është shumë e mirë të shkruhet edhe historia e secilit subjekt politik veç e veç, sepse historiografia ka nevojë për të dhëna burimore për ato grupe e individ që kanë marrë pjesë në bërjen e historisë. Përshkrimi real i veprimtarisë personale dhe grupore të subjektive politike e patriotike, nuk është vetëlavdërim, por dëshmi e domosdoshme dhe borxh ndaj historisë dhe ndaj brezave të ri të kombit ton.
Natyrisht se subjektet politike duhet të kufizohen në shkrime për vete, sepse ato nuk dinë dhe nuk munden të shkruajnë mbi historinë e subjekteve tjera dhe mbi veprimtarin e njerëzve që nuk i njohin personalisht. Dëshmia historike është vetëm ajo dëshmi që vjen nga njerëzit që vet kanë marr pjesë ne një ngjarje bashkë me njerëz tjerë. Ata që flasin për ngjarje ku nuk kanë marr pjese dhe për njerëz që nuk i njohin, deklaratat e tyre nuk janë dëshmi por interpretime te thash e te thanave të tjetër kujt, dhe si të tilla nuk kanë kur far vlere.
Vetëm për veprimtarinë publike të personaliteteve subjekteve politike e shoqërore mund të jap mendimin e vet secili që dëshiron të shfrytëzon të drejtën e shprehjes së lirë. Ndërsa, historia kombëtare mund ta shkruan vetëm nga institucionet shkencore historike dhe nga shkencëtarët historian të pa anshëm, që vet nuk kanë marr pjesë në subjektet relevante politike që nga ata duhet trajtuar historikisht.































Më të komentuarat