Mė mirė tė reagohet, sesa tė heshtet para provokuesish nguca-keq serbė...
Prishtinë, ((Qerim Pllana)) 18 Korrik 2012 22:03S`ka ndarje ka ndarje, s`ka ndryshim, ka ndryshim kufijsh. Me marrėveshje dy e me shumėpalėshe ka ndryshim kufijsh dhe kėmbim territoresh, por sa i konvenon kjo Kosovės me kėmbim territori me territorin e saj autokton!?
Reagimi i z. dr. Sali Berisha, kryeministër aktual i Shqipërisë, ndaj deklaratave të Daçiq, në lidhje me ndarjen e veriut të Kosovës, është i shpejtë, nëse aludohet në aktualitetin e cepit verior dhe jo në ndryshimin, përkatësisht bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, çështje kjo e cila nuk do te përfundonte as me ketë bashkim. Sepse jashtë një Shqipërie të bashkuar me Kosovën, do të mbesin territore të mëdha të Shqipërisë Natyrale, nën Maqedoni, Mal të Zi dhe Çamërinë nën Greqi etj.
Manipulimet e politikës serbe dhe qarqeve aleate të Serbisë janë provokacione ndaj shqiptarëve në përgjithësi, sidomos ndaj Shqipërisë dhe Kosovës në veçanti. Pse nuk reagohet në mbështetje të hileve historike të Evropës, okupimit të ish-Vilajetit të Kosovës Lindore, nga e cila janë okupuar dy Kosova tjera, nga Nishi në Leskovc Bujanovc, Kurshumli, Medvegjë, Preshevë,Kosovë deri në Shqipëri,1878-1912-1999!
Reagimi i z. Berisha vjen si një mbështetje më shumë në faktorin, i cili pranojë Kosovën në kufijtë politik, e jo në ata real etnik respektivisht historikë! Ky njeri me asnjë rast me shumë politikanë tjerë pozitë-opozitë, qoftë në Shqipëri, Maqedoninë shqiptare, madje në Kosovë, nuk duan as t`i përmendin tokat e okupuara de fakto dhe de jure, nën Serbi, Greqi, sidomos nën Maqedoni dhe Mal të Zi.
Prandaj, shumë intelektualë, agjenci kombëtare shqiptare, bashkë me sovranin, çdo ditë i ke, madje në faqet e para rreth çështjes kombëtare, politikës përulëse ndaj Brukselit dhe në përgjithësi ndërkombëtarëve rreth çështjes së Kosovës, të shtruar jo gabimisht, por krejtësisht me qëllime injorante, nënçmuese, të anashkalimit dhe hileve para 134, respektivisht 100-vjet më parë. E që në histori kanë ndodhë si sot, në aspektin mandator dhe kohës histori!
Daçiq-it dhe çdo serbi mendimtar si Daçiq, duhet thënë troç dhe me fakte: Kosova është tkurrë për dy syresh, të okupuara nga Serbia. Prandaj ç`ka donë ata me veriun e Kosovës. E Kosova si me kushtetutën plotë gabime, ka pranuar që ajo të mos ketë pretendime as ndaj atyre të cilët mbajnë aq shumë territore shqiptare, madje as bashkimin me trungun, gjuhën dhe atdheun, flamurin, nga i cili është ndarë para 134, respektivisht 100-vjet më parë.
Është okupuar ushtarakisht, duke ndjekur mbi gjysmë milion shqiptarë nga Nishi në Kosovën e sotme, gjithandej botës, sidomos në Turqi, Shqipëri etj. Daçiq me kompaninë duhet ta dijë se s`ka më ndarje të Kosovës, sepse ajo është pranuar (me hile) në kufijtë politike të ish-federatës së fundit serbo-sllave! Megjithatë, reagimit të z. Berishës,kryeministër shqiptar i mungojnë elementet kryesore të kësaj problematike historike dhe gjeografike, lidhur me ngjarjet para 134 dhe 100-vjeçare, respektivisht atyre në veriun e Kosovën aktuale. Por, më mirë të reagohet edhe kështu, se sa të heshtet para nguca-keqdashësish, provokatorësh dhe uzurpatorë tokash të huaja shqiptare, kroate, bullgare, hungareze, rumune boshnjake, maqedonase malazeze etj...
Këtë duhet ta thonë,të reagojnë dhe shkruajnë akademikët e akademive, institutet e historisë dhe albanologjisë kudo që janë! Nëse nuk e kanë gojën e mbyllur nga vendor dhe ndërkombëtar! Prandaj, reagon një kryeministër specialiteti i të cilit është mjekësia, dega kardiovaskulare, është shëndeti i njeriut, e jo historia, politika, gjeografia e as ekonomia me letërsinë, lirikën apo epikën, legjendat dhe sprovat e kombit në dy shekujt e shkuar dhe të atij, të cilin jemi kah e jetojmë, përjetojmë... Prandaj, z.Berisha, s`janë sall serbët ata, as shqiptarët të cilët kërkojnë revidime kufijsh, duke i përmirësuar hilet, caktimin e kufijve real mes shqiptarëve, serbëve, malazezëve, sidomos Greqisë dhe Maqedonisë në jug!
Pra, në Britaninë e Madhe (Londër) kur në korrik të vitit 1913 u zhvilluan dhe u miratuan vendime skandaloze në dëm të territoreve dhe popullit shqiptarë, duke i ndarë përgjysmë. Kjo u ripërsëritë pas Kongresit të Berlinit 13-15 qershor, kur Shqipërisë ju morën mbi 45 mijë km katrorë. Rivendosjen e kufijve po e kërkojnë vetë intelektualët e Britanisë, si z. Ivor Roberts, i cili kërkon përmirësimin e skandalit historik, në vendin e tyre në Londër, duke kërkuar mbajtjen e Konferencës së re (Londra II), për vendosjen e kufijve real në Ballkan! Duke ditur hilen aq të madhe e cila ju bë territoreve shqiptare, duke ua mundësuar Serbisë, Greqisë, Malit të Zi e sidomos Maqedonisë, shtetit më të përfolur artificial në botë territore të gjysmës së Shqipërisë reale, natyrore, gjuhësore dhe kombëtare...
Prandaj z.Berisha, do të ketë revidim të kufijve, por jo siç pretendojnë, ëndërrojnë dhe imagjinojnë soji i Daçiq, Tadiq, Koshtunica, apo pushtetarët aktual nacionalist dhe bashkëpunëtor të ish-diktatorit Milosheviq. Aktualisht në krye të qeverisë të Serbisë, më të zëshmit socialistit Daçiq e të tjerëve. Reagimi i juaj, z. Berisha vjen si një shenjë solidarizimi me vëllezër, por s`është këmbëngulës dhe i vërtetë! Ja pse: Sepse, duket se haptas jeni kundër bashkimit kombëtar, bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, jeni për ruajtjen e privilegjeve personale, familjare grupore e klanore, gjithnjë në saje të deklaratave, s`ka prishje ndarje as bashkim në Ballkan?! Pse jo sall ju jeni aq këmbëngulës të deklarimeve të disa aleatëve të Serbisë në Bruksel?!
Si nënkryetar i Partisë Popullore të Kosovës, nga B. Driza, i ikur diku në Uruguaj apo Paraguaj (në Amerikën Latine), për skandalin Piramida Populli,atë botë shtator-tetor 1992, ai ishte kryetar i Lidhjes Popullore të Shqipërisë, mysafirë të cilës parti ishim ne, PPK-ja nga Kosova. Ai më pat përgatitë vizitën diku me dy tetor (mbase ishte e martë) në Presidencën të cilën e udhëhiqnit ju z. Berisha. diku pas 7-8 muajsh prej se ishit zgjedhur president i vendit.
Një të shtunë pas dite, zotëriu B. Driza me ftojë për t`u përgatit se si duhej të sillesha në ata 15-18 minuta në bisedë me ju z. Berisha. Ai më porositi tekstualisht: Presidentit, mos i përmendni luftën e cila po zhvillohet në Kroaci e Bosnjë. Mos i përmendni kurrfarë republike apo bashkim kombëtar, kurrësesi prurje të djemve nga Kosova për përgatitje për luftë. Madje absolutisht dhënie ndihmë Kosovës me armë, ushtarakë specialiste për luftë dhe djem apo ushtarë nga Shqipëria dhe disa llafe tjera për z. Rugova, i tha B. Driza më një takim dy e më shumë orësh për atë vizitë timen presidencës suaj si nënkryetar në emër të Partisë Popullore të Kosovës.
E dëgjova me kureshtje dhe vëmendje të rrallë, duke reaguar pas pak i thash: Për çka dreqin të bisedojë me z. President, nëse nuk i them se tirani Milosheviq, Kosovën e ka të okupuar, nga ajo merr hiq më pak se tre milion marka brenda 24 orëve, vret dhe ndjek me qindra shqiptarë brenda javës për në Evropë. Ai tani është i interesuar për Durrësin, se Prishtinën e Kosovën i ka bërë të tija..! Çështje këto të cilat i pata shprehur para të ndjerit, Pjetër Arbnori, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, pak ditë para se të vizitoja presidencën në emër të PPK-së .
Këtu përfunduam bisedën. B. Driza u nda nga unë duke më porositur; Përgatitu për të martën në ora 10 e 45 minuta për në presidencë, nëse do të takohesh me z. Berisha. U ndamë, unë atë mbrëmje për t`u kthyer më shumë ilegalisht për në Kosovë, kurse z. Driza u kthye në kafenenë në të cilën biseduam afro dy orë për atë takim, të cilin me ato porosi mesazhi të zotëriut, (apo telefonatës së mundshme të z. M. Kadriu, pa dijen time), meqë ai ishte i informuar për takimin dhe përfaqësimin tim si nënkryetar i PPK-së, në presidencë! Këtë akoma se kam të qartë!
Porosinë dhe mesazhet e B. Drizës, (tani të ndjekur dhe nga Interpoli) i strehuar diku në Amerikën Latine, s`i pranova..! Ky ishte refuzimi im i dytë pas atij me z. Ibrahim dhe Liljanë Gashi, kur na ftojë z. Berisha në Fushë-Krujë, bashkë më një vizitë kurtuazie. Kjo e fundit ishte vizita ime e mundshme e dytë, por e parealizuar e cila dështojë, kurrësesi për ndonjë kryeneçësi apo mendjemadhësi, po për shkak të parimeve të mia kombëtare opozitare dhe atdhetare.
Ishte mirë apo keqe, e vërtetë, e dobishme apo e dëmshme, le të gjykojnë lexuesit e nderuar! Bashkë me këtë reagim të z. Berisha rreth çështjes së kufijve, përgjigje Daçiq e të tjerëve... S`ka ndarje të kufijve, (mendohet për veriun e Kosovës), titullin e të cilit tekst e titullova: S`ka ndarje, ka ndarje, s`ka ndryshim kufijsh ka ndryshim kufijsh. Ose s`ka bashkim, ka bashkim, të trojeve shqiptare, të paktën Kosovë-Shqipëri. Këtë koha dhe e ardhmja e rrethanave historike, politike dhe gjeostrategjike dialektike, do ta dëshmojë. Me të njëjta ide dhe deklarata, z. Ahtifete Jahjaga presidente e Kosovës u paraqit në vizitë Kroacisë para pak kohe në Zagreb!
(Autori i njohur për masmedia kombëtare)
































Më të komentuarat