Blerja e kohės...
Prishtinë, ((Agim Vuniqi)) 03 Qershor 2012 21:14Njerėzitė e lirė do tė pėrcaktojnė rrjedhėn (kursin) e historisė" ...George W. Bush (ish-president i SHBA-sė): "Free people will set the course of history "
Servilizmi dhe numri 1244 përcaktojnë frymëmarrjen e shqiptarëve, edhe kufomat e paketuara që vijnë nga Serbia kodohen me atë numër, standardizohen kufomat por edhe njerëzit, jeta dhe vdekja matet me 1244, vetëm kombinohen numrat. Presidenti është i standardizuar, qeveria, parlamenti, gjyqësia, policia, klubet e natës, prostitucioni, droga, por edhe tërë shoqëria kosovare është e standardizuar, asnjëherë nuk ka ndodhur që jeta të jetë e koduar si në Kosovë, e futur vullnetarisht në fusnotë.
Asgjë nuk është në hap me kohën, as me zhvillimin e ngjarjeve politike në Kosovë, në vendëse para bashkësisë ndërkombëtare, të shtrohen kërkesat konsensusale të të gjitha subjekteve politike për pavarësi-pa mbikqyrje, bëhet e kundërta, qeveria debaton për decentralizimin dhe zyrën në veri me eurot e tatimpaguasve shqiptarë, a nuk është kjo politikë e "blerjes së kohës" dhe e zvarritjes së "status quos" me veriun? Pse po veprohet kështu, në këtë mënyrë, kur askush nuk i ka paraqitur ultimatum Kosovës dhe shqiptarëve, që të marrin vendime anakronike, jo transparente, politikisht absurde dhe regresive. Pse Serbia dhe serbët asgjë nuk paguan për dëmet e shkaktuara shqiptarëve, asnjë metelik, edhe pse ata (serbët) nuk paguajnë fare tatim në buxhetin e konsoliduar të Kosovës, nuk paguajnë asgjë ama asgjë, qytetarët shqiptarë nuk njohtohen për koston e mbajtjes së tyre, sa marrin rroga brenda në Kosovë dhe jasht saj, pa punuar.... Pse iu janë paguar dëmet serbëve (2004), e asgjë shqiptarëve? Serbët zbatuan politikën e "tokës së djegur" dhe gjenocidin, e asnjëherë falje për dëmet e shkaktuara shqiptarëve, ndërsa shqiptarët zbatuan ish programin jugosllav të kthimit dhe të barrës së fajësimit për ngjarjet e marsit, të po atij viti, kur ishte kryeministër, ministri i tashëm i brendshëm, Bajram Rexhepi, dhe atë me mjetet e tatim paguasëve shqiptarë, me vetëm një propozim.
Loja AKM, jo valla... AKP
Para se te themelohej Agjensioni Kosovar i Mirebesimit, tash i privatizimit (fillimisht i projektuar për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shoqerore e jo për bllokimin e këtij procesi). E dini pse Qeveria i ka heshtur zëdhënësit vendorë, tash flasin vetëm zëdhënësit ndërkombëtarë, ata i frikohen kontributit "negativ", të rrjedhjes së informatës në publik, apo të mbylljes së tyre, sigurisht atëherë, kryeministri e ministrat që dalin shumë shpesh në publik, nuk mund të arsyetonin rrogat, ata konsiderojnë se dalja aq e shpesht në publik, me deklaratat e tyre, është në përshkrimin e përditshëm të detyrave të punës. Kur keni ndëgjuar ndonjëherë kryeministrin të flet për ekonominë, zhvillimin ekonomik, zvoglimin e papunësisë..., kjo është detyra, jo retorika politike, boshe, e përditshme, e pajustifikuar..., a keni ndëgjuar në rajon, apo edhe më larg, të flet kryeministri kështu...apo duhet të flas për problemet e brendshme ekonomike..., kriza që po shkakton jostabiliteti i evro-zonës, po i përflet fjalët që bisedohen në kabinetin qeveritar, aq shpesh, ju lutem shpërndajeni raportin e proçesverbalit dhe mos u lodhni kot, apo hapni dyert për zëdhënësit e rinj.
Ajo që është më shumë se ironike, është fakti se në shumë raste, në kuadër të institucioneve të ndryshme të Kosovës, emërohen zyrtarë të ndryshëm ndërkombëtarë të cilët pothuaj gjithmonë kanë statusin e ekspertëve..., arsye e vetme është lartësia e të ardhurave të tyre, që janë top sekret për opinionin. Nuk pamë gjë nga profesionalizmi i tyre, përkundruall derdhjes të aq shumë mjeteve financiare për të ngritur imazhin e Kosovës, me çka? Kosova as që duket në axhendën e turizmit ndërkombëtarë, apo athua mjetet që u derdhën ishin larje e hesapeve të hershme manipulative për të ardhur në pushtet...
Përveç kësaj, ata, shpeshherë edhe udhëheqin me politika të dëmshme zvillimore dhe i vonojne qëllimisht proceset e përgjithshme të zhvillimit të institucioneve demokratike, sigurisht e bëjnë këtë edhe për tia zgjatur vetes mandatin e qëndrimit të tyre në Kosovë, pa asnjë përgjegjësi ndaj institucioneve vendore, duke gëzuar të drejtën e plotë të imunitetit..., është mirë së paku të ndahen detyrat dhe përgjegjësit me vendorët, është e patolerushme situata, kur qeveritë e tyre kanë pranuar pavarësinë e Kosovës e ata të sillen në mënyrë neutrale, Kosova nuk mund të pranojë zyrtarët e shteteve që nuk kanë njohur pavarësinë e saj, është e dëmshme për shëndetin e saj shtetërorë.
Buxheti dhe privatizimi...
Kur t'i shtojmë kësaj se buxheti i konsoliduar i Kosovës, sigurohet nga të hyrat vetanake, atëherë bëhet plotësisht e pakuptueshme pse ato mjete duhet te menaxhohen sipas udhëzimeve të "ekspertëve", e vendorët cilat politika i udhëheqin.., kur ata duhet të konsultohen edhe për procedurën e votimit në parlament.
Ata që janë në dijeni për shpenzimet e mjeteve nga buxheti i Kosoves, e kanë të qartë se bëhet fjalë edhe për mjetet të cilat shpenzohen për minoritetet (kupto serbët - të paktën ashtu thuhet!), ndërsa që në akumulimin e këtyre mjeteve per buxhetin e Kosoves serbët nuk kontribuojnë me asnjë metelik ngase nuk i pranojne institucionet legjitime te Kosovës.
Bllokimi i procesit të privatizimit, respektivisht loja politike e disa zyrtarëve vendorë e ndërkombetarë brenda AKP-së kanë ndalur rrugëtimin e procesit të privatizimit, apo ai përbën elementin më destruktiv të krimit të orgnizuar, është shumë i freskët manipulimi i procesit me Hotel Grandin, bordi ka nënshkruar kontratën për shitje pa u përmbushur obligimet paraprake, tash mundohet ta kthej në fillim procesin, pa dhënë përgjegjësi asnjëri nga zyrtarët...jo se blerësit kanë kontratën në xhep, dhe nuk mund të tjetërsohet prona duke plaçkitur blerësit sa herë tu teket, aq më keq kur i pari i këtij agjensioni ka kërkuar 4 milionë euro për "ndihmë solidare..., ku është prokurori? Ai duhet të hap procedurën hetimore..., ose-ose, ka gënjyerë njëri nga blerësit, që mund të përgjigjet për manipulim të opinionit, ose duhet të hapet procedura hetimore kundër Dino Hasanajt. Të dytë nuk kanë të drejtë, njëri nga këta të dy është fajtor, gishti tregues po piketon AKP-në.
Janë pra të patolerueshme këto zhvillime shetësuese kur papunësia ka marrë përmasa galopante; në bazë të disa vlerësimeve të institucioneve ekonomike që veprojnë në Kosovë, duket se dikund rreth 60%-70% e popullsisë së vendit është e papunë, shumica të rinj, apo edhe mund të shtohet si fakt se sektori privat i takon ekonomisë informale, sidomos ai i industrisë ndërtimore, si dega më e fuqishme ekonomike. Prandaj shoqëria kosovare është duke hyrë në kollaps, duke u infektuar me të këqijat e jëtës urbane, drogës, prostitucionit, alkoolizmit, HIV, ekspozimit të duhanit në vendet publike...që dëmtojnë shëndetin, dhe shtojnë koston e jetës së një shoqërie të shëndoshë.
Bisedimet...ala "çka po i thotë Dema-Kadrisë"
Përveç kësaj Kosova-"tokë e premtuar" vazhdon të jetë terren për presione politike, nga serbët, duke kushtëzuar në vazhdimesi bashkësinë ndërkombëtare në kompromise, me atë te decentralizimit etnik-politik dhe shtyrjen në bisedime me palën serbe që dergonte vetëm sinjale trishtuese-kufomat e paketuara të gërmuara nga varrezat masive, qëllimisht me dhjetëra, për të zvarritur fuqinë e turpit dhe të krimit kundër njerëzimit, në vazhdimesi. Çuditerisht kozmopolitët donkishotist dhe të mjerë qeveritar të cilëve u prinë "guximshëm" kryeministri Thaçi, i cili ftonte kryetarin serb në takim protokolar "vaj mileti e vaj vatani"..., po për çka me bisedue me te...!?
Pranimi i palës shqiptare për bisedime politike te drejtperdrejta me Beogradin për veriun e Kosovës do të ishte kapitulim i interesave nacionale të shqiptarëve, do të ishte pranim i ndërrimit të tezave, të shkruarjes ndryshe të historisë se lufta në Kosovë ishte konflikt, "luftë civile"..., duke viktimizuar kështu qytetarët e Kosoves dhe luftën e drejtë të UÇK-së se kinse ata luftuan per te ndryshuar regjmin "jo demokratik dhe militant" te Beogradit e jo per te realizuar të drejtën e pakontestueshme të tyre per deklarim të lirë dhe demokratik për pavarësi, ngase shqiptarët dhe UÇK-ja fituan luftën (në tokë), të ndihmuara nga Aleanca Veriatlantike (nga ajri) dhe kjo luftë ishte çlirimtare dhe antikoloniale
Një potez i tillë, i papeshuar politik, do të ishte "një e papritur", më së pari për opinionin shqiptar në Kosovë, si dhe në diasporë, e mëpastaj edhe për faktorin ndërkombëtar, duke krijuar nebulozë të panevojshme. Nëse, kryeministri e qeveria pandehën politikisht se, me koketimet dhe ftesat që u bëhen serbëve dhe Beogradit do te jenë në përparësi, atëherë mund të jenë mashtruar keq, sepse do të ndodhë e kundërta; derisa të zgjatë "vdekja e heshtëshme 1244", por edhe kriza ekonomike e "evro-zonës" do të përkeqësojë në shkallë edhe më drastike grafikonin e papunësisë së shumicës dërmuese shqiptare, dhe të minoriteteve të tjera në Kosovë. Ndoshta, nëse merret parasysh kompozicioni politik shqiptar i Kosovës se është gjithnjë në shthurrje, mungon disiplina institucionale dhe koncepti bipartizan, ka vetëm inisiativa individuale politike dhe partike e, sidomos gjatë marrëveshjeve - "të imponuara". Ato shpesh pranohen symbylltas, pa ditur, cili ishte motivi?
Pa u përmbushur e drejta demokratike e qytetarëve, për të jetuar në paqe të qendrueshme, ku pala serbe do te kerkonte falje shqiptareve per vuajtjet e shkatuara atyre, të kthehen kufomat e paktuara familiarëve, duke u bazuar në mocionin e fundit të votuar në parlament, ky do të ishte kompromisi dhe pikënisja edhe per bisedimet eventuale.
"Kujdesi" institucional...
Kujdesi për elektoratin veq ka filluar të merr trajtën e mini festivaleve, ku gostiten mysafirët por edhe vetë organizatorët, në zgjedhjet vakante për kryetar nëpër komuna. Vetëlavdërimet dozuese shërbejnë si stimulans për të ngritur ethet(jo hemorogjike)e transit të kënaqësisë grupore, ashtu që ata, që janë në krye të listave të ardhshme zgjedhore flasin për rezultatet inkurajuese të Kosovës,si dhe për progresin e arritur në plotësimin e standardeve të BE-së, ka mbetur vetëm të vlerësohen ato.
Aktualisht problem numër një në Kosovë është papunësia, dhe në menyrë rapide është duke u ngritur indeksi i papunësisë, prandaj folësit njëri pas tjetrit nuk mund të mos përmendin edhe trendin veror qe ka kapluar shumicën e popullatës atë të varferise komode dhe mjerimit demokratiko-social. Përshendetjet janë pjesë e skenarit, duke përshkruar me plotë sinqeritet vullnetin e përfaqësuesve të demokracisë parlamentare të Kosovës, që ende nuk i ka arritur standardet e "odave" (vend ku rrinin burrat, dhe vend ku pleqnohej) demokratike të një pjese të elektoratit të tyre shumë të vlefshëm.































Më të komentuarat