Gadishulli Ilirik, strehė e injorancės politike?
Prishtinë, ((Fadil Lushi)) 20 Maj 2012 20:58Njė miku im, sa herė qė nuk i dalin hesapet e shtėpisė nė ēarshi, aq herė mėton ti referohet kėshtjellės sė rrėnuar tė folk-patriotizmit ballkanas. Sa herė qė do tė mėtojė tė ndėrtojė thashetheme, aq herė pėr kryefjalė dhe kallėzues tė monologut tė tij do ta ketė katrahurėn e Ballkanit tė rebeluar dhe tė trazuar.
Nuk do pushojë së foluri edhe atëherë kur do bëhet tapë dhe surrati karikaturë. Gojën do ta mbyllë në momentin kur kamerieri do ti avitet për tia sjellë llogarinë. Ai është pjesë i asaj krahinës që i është ngjitur dhe ka zënë vend në bisht të demokracisë dhe të kulturës së civilizimit evropian..., në një krahinë ku ka shumë folk-patriotizëm, pseudo-kulturizma, pseudohistori..., një hapësirë biblike, gjysmë e urbanizuar dhe provinciale!? Nuk pandeh të thotë se toptan këto hapësira që moti strehojnë gjithfarë popujsh ardhacakë dhe në mes tyre njerëz të papunë! Nuk mund të thuash se prononcimet e tij duhet tu përngjajnë atyre muhabeteve që dikur bëheshin nëpër ndejat e katundeve, ku nuk dihej se kush fliste, kush dëgjonte e kush kuptonte.
Monologun gjithmonë e fillon duke iu referuar një thënieje të një analisti politik nga Tirana, në të cilën, pos të tjerash, thuhet: Gjithsecili që ka bërë jetë plehu nuk mund të pretendojë (mëtojë) vdekje patrioti..., ose madje edhe asaj fjalës së haxhi babës së mëhallës sonë: Secili edepsëz që ka bërë jetë mondane prej komunisti, sot nuk e ka teserën të ndihet atdhedashës!? Ka të drejtë, pasi që nga këto dy thënie të lartpërmendura, do të prodhojë një furgon vështrimesh a analizash sa i përket politikës aktuale të një shteti biblik. Është një politikë e sëmurë të cilës sot e gjithë ditën e Perëndisë nuk i gjendet dot derman, një politikë që nuk pranon të kurohet as nga mjeku, as nga prifti, as nga hajmalia e hoxhës, por as nga ana e Brukselit, ose edhe nga ana Shteteve të Bashkuara të Amerikës..., ndonëse ky kurim bëhet hiç pa pare!?
Kryefjala dhe kallëzuesi i dërdëllitjeve të tij politike do të jenë rrugët e ca qyteteve të Maqedonisë, ku kohë më parë qytetarët e saj kishin dalë të protestojnë. Ai vazhdon të thotë se të rinjtë joshqiptarë, ishin të nxitur të dalin në rrugë me urdhër të disa politikanëve të rrjedhur (nga mendja), sidomos nga ata që u mungon vendi në kryeminderin e pushtetit, nga ata të pakënaqurit..., nga ata të cilët nuk arrijnë kollaj ta gjejnë derën e banjës e lëre më të futen brenda..., por edhe sikur të futen brenda, nuk dalin dot prej aty, sepse kanë halle me prostatën, siç do të thotë analisti i nderuar Mentor Nazarko nga Shqipëria.
Ata që kishin qenë dëshmitarë okularë të këtyre vakive do të thonë se të rinjtë kishin dalë (a edhe në të ardhmen ndoshta do dalin) në protesta për të shfryrë dufin e tyre të akumuluar, të prindërve, të partive politike, qofshin ato në pozitë a në opozitë, ose edhe për të rebeluar egërsinë e fjalorit të tyre rrugaçëror, shovinist, fyes a ofendues. Për këtë dhe arsye të tjera, këtu nuk ka vend për kurrfarë dyshimi. Sdo mend se të gjitha këto sharje nuk janë kurrgjë tjetër pos krime verbale, që një shtet sado qoftë pak normal, pak demokratik dhe me një legjislacion të brishtë, pak të përfillshëm dhe të qëndrueshëm, assesi nuk do të duhej të lejonte një veprim të tillë (me kusht, nëse paraprakisht nuk do qëndronte pas këtyre veprimeve të kurdisura!).
Se të rinjtë maqedonas kanë të drejtë të protestojnë, këtë askush nuk mund ta kontestojë, por nuk mund dhe nuk kanë të drejtë që tok me Ministrinë e Punëve të Brendshme të jenë në cilësi të hetuesit, hetuesisë, gjyqësisë dhe së fundi në cilësi të kërkuesit të fajtorit a fajtorëve të krimit që kishte ndodhur në Smilkovc..., pavarësisht se te mendja e tyre tashmë është ngulitur besimi dhe bindja se në këtë zallahi dhe të tjera të tilla si kjo, fajtorë kujdestarë na paskëshin qenë vetëm shqiptarët dhe askush tjetër. Për këtë dhe arsye të tjera të paqena (sipas tyre), Maqedonia mund të shpëtojë vetëm nëse shqiptarët do dëboheshin nga trevat e tyre autoktone..., apo edhe me zgjerimin e hapësirave të Shutkës, ku do strehoheshin shtetas shqiptarë, gjithsesi të pafajshëm. Në instancë të fundit, askush nuk mund të quhet fajtor para se të vërtetohet fajësia e tij, siç thonë juristët.
Parashtrohet pyetja se kush janë njerëzit që qëndrojnë pas këtyre protestave!? Gojëkëqijtë dhe njohësit e mirë të historisë së rrethanave politike të Gadishullit Ilirik do të thonë se ata mund të jenë titullarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, (gjysmë) titullarë të përfaqësive diplomatike, titullarë të botës së biznesit të luftës a luftërave ose edhe titullarë të sportit. Ty, i nderuar lexues, a mos vallë kjo që u tha më lart nuk të jep të dyshosh se para një dekade disa titullarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk inskenuan likuidimin e ca shtetasve pakistanezë, te Vreshtat e Rashtakut..., ose a mos vallë procesi i Sopotit nuk ishte i kurdisur. Sot, kush mund ta mohojë të vërtetën se gjatë dhe pas rebelimit të shqiptarëve në vitin 2001, disa titullarë të Ministrisë së Mbrojtjes nuk abuzuan mjetet (dollarët) e asaj ministrie, a mos vallë nuk profituan nga ajo luftë. Kush mund ta shtrembërojë të vërtetën se disa muaj më parë disa titullarëve të sportit maqedonas u mungoi guximi rreth pengimit të tifozëve të hendbollit kombëtar, të cilët në palestrat e Nishit dhe Beogradit fyenin shqiptarët në baza kombëtare. Tekembramja titullarët nuk kanë brirë.
Nëse neve na jepet e drejta do të pyesim se cili ishte a është vendi dhe roli (episodik a kryesor) i shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë në këtë rrëmujë dhe zhurmë të madhe!? A mos vallë edhe ata janë të nxitur të dalin në sheshe, rrugë a rrugica, nga ndonjë titullar (politik dhe fetar) i brendshëm apo edhe i jashtëm, a kanë ata të drejtë të protestojnë duke e (keq) përdorur flamurin, në krah të të cilit qëndronin edhe ca mbishkrime me alfabet arab. Që të mos krijoj keqkuptime te lexuesi, më duhet të them se flamuri e koncepton identitetin kombëtar, ndërkaq parullat e shkruara arabisht, përkatësinë fetare (mbase, së fundi librat e shenjtë, qoftë Kurani a edhe Bibla, si të tilla, kurrën e kurrës nuk e kanë ushqyer të keqen e as radikalizmin islam dhe atë të krishterë). Dhe, këtu nuk ka kurrgjë të keqe, pavarësisht se kjo nuk do tu pëlqejë kundërshtarëve tanë historikë..., të cilët do të thonë se protestat shqiptare kishin karakter fetar!???
Para se ta përfundojmë këtë shkrim gazete, duhet të parashtrojmë edhe një pyetje: a mos vallë këto protesta janë një kopje e zbehtë dhe e pjesshme e pranverës arabe, a mos vallë këto protesta mund të kenë gjë të përbashkët me ato që organizohen në Evropë, qoftë në aspekt të nivelit të kulturës a të ndonjë aspekti tjetër me prapavijë politike, sociale, fetare e tjerë. A mos vallë kanë një emërues të përbashkët apo diçka tjetër. Disa prej këtyre protestave kishin për qëllim ta kundërshtojnë dhe ta shtrembërojnë atë tregimin e vërtetë, një tregim që duhet të jetë pronë e shqiptarëve që jetojnë në shtetin që gjendet në një hapësirë në rrezik. Protestat e fundit të adoleshentëve maqedonas i përngjanë atij shpjegimi të vetëm, siç i ndodhte dikur Jake la Mottos: Familja ime ishte e varfër sa çdo Vit të Ri, im atë dilte nga shtëpia dhe shtinte disa herë në ajër me pistoletë. Pastaj kthehej dhe neve, fëmijëve, na thoshte se Plaku i Vitit të Ri kishte vrarë veten. Në ditën e protestave të fundit, të rinjtë maqedonas nuk dinin se çkërkonin..., ata dinin se çka nuk kërkonin! Prej kësaj që u tha më lart, neve sna mbetet tjetër gjë pos të shohim se ky shtet, në një të ardhme të afërt, o do të bëhet, o do zhbëhet, o do të divorcohet politikisht dhe territorialisht nga shqiptarët.
Me sa duket, ashtu si miku im që në fillim të këtij shkrimi ishte bërë tapë, ashtu edhe toleranca jonë e tepruar po bëhet tapë... Ku ta dijë njeriu!































Më të komentuarat