Njė urim tallava dhe me zarar!?
(Fadil Lushi) 10 Janar 2012 14:27Tė nderuar lexues, nė kėtė shkrim tė radhės mė duhet tė them qė nė fillim se filozofia e komunikimit politik shqiptar, edhe pas 20 vjet tranzicioni, lėre qė nuk ka bėrė asnjė hap pėrpara, por ka mbetur nė njė stad zhvillimi qesharak ose edhe foshnjarak. Komunikimi si nocion gjuhėsor, juridik po edhe sociologjik nuk ėshtė vetėm dedikim, por edhe njė shprehje kulture qoftė ajo individuale a kolektive.
Për të ekzistuar komunikimi si kategori shoqërore, fillimisht duhet ti sigurohet fryma e lirisë, mandej në kryeminderin e saj duhet të ulen figura autoritare dhe eklektike, gjegjësisht njerëz që janë të përgatitur dhe të aftë në përzgjedhjen e ideve përparimtare dhe njëkohësisht ti respektojnë standardet dhe parimet e saj. Bartësit e këtij procesi duhet të reflektojnë përgjegjësi në realizimin e detyrave që u besohen në kuadër të institucioneve që i udhëheqin, pavarësisht se ato do quhen arsimore, kulturore, politike ose madje edhe me ndonjë emërtim tjetër.
Fatkeqësisht, në kuadër të këtyre institucioneve ka edhe njerëz të tillë, të cilët do mëtojnë ta keqpërdorin (keqkuptojnë) dhe ta shfrytëzojnë komunikimin si mjet çallami, mburrjeje dhe së fundi si një vetëkënaqësi! E keqja e shfaqjes së kësaj vetëkënaqësie është se po ajo, në fund do ti detyrojë të bëjnë vetëvrasje intelektuale dhe politike! Edhe përkundër paaftësive të tyre për të udhëhequr çfarëdo institucionesh (pavarësisht se si janë sistemuar në to) nuk do ti braktisin ato me aq kollajllëk nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, po ato institucione jo se nuk e kanë forcën e përjashtimit (forcë kjo e kontrolluar dhe e mbikëqyrur nga pushtetmbajtësit), po edhe nuk zhgënjehen e nuk bëjnë asnjë të vetmen përpjekje të distancohen nga ata dhe kështu në fund edhe ti dëbojnë, sidomos njerëzit të cilët harrojnë se ujëvarat e (pa)përgjegjësisë kanë një limit a një kufi të caktuar ose të pranuar..., dhe kur nuk do realizohen këto dëbime, atëherë atyre u krijohen hapësira për të prodhuar antivlera dhe patriotizma të rreme. Institucioneve në fjalë kur do tu mungojnë komunikimet e mirëfillta, o do të shemben vetvetiu, o do të përmbysen nga të tjerët dhe së fundi do shndërrohen në trafikantë dhe në zëdhënës të atdhetarizmit folklorik! Dhëntë Zoti që ky komunikim (politik) ngatërrestar dhe i kërrusur, të mplaket para kohe dhe definitivisht sa më shpejtë të shporret prej aty ku mundohet të mbijetojë me paragjykime të vjetra, me hile dhe me naze.
Gjithsecilit që do ti mungojë kjo kulturë dhe ky autoritet i të komunikuarit të ndërsjellë, që në fillim do ti vihet në dyshim pozicioni i tij, qoftë në politikë, arsim, diplomaci e tjerë. Për këtë dhe arsye të tjera, nuk mund të thuash se institucioni siç është në këtë rast ai i politikëbërjes postranzicionale, nuk mund të jetë i vetmi mjet apo i vetmi institucion që duhet të shprehë vlerat, mirëqenien kulturore, politike, bindjet, dëshirat dhe mendimin e lirë të njerëzve... dhe sikur kjo të ndodhte, atëherë do ishte fundi a mbarimi i lirisë së ndërgjegjes.
Së fundi, morali i komunikimit politik i partive politike shqiptare pothuaj edhe i një lidershipi, nuk mund të ndërtohet, të avancohet, emancipohet a edhe të mbahet peng me gjithfarë retorikash boshe dhe të rreme a edhe me atë kartolinën e Edvin Kristaq Ramës, i cili në prag të fundvitit ua kishte postuar miqve, simpatizantëve dhe elektoratit të tij. Thonë se ishte një kartolinë e mbuluar me ... imazhin e një femre me veshje të shkujdesur..., së cilës ka kohë që i kanë munguar frenat e moralit!?? (Kjo fotografi e një femre lakuriq, e zhveshur deri në fund të shpinës, është vepër artistike e amerikanit Man Rey, e realizuar në vitin 1924 dhe mban emrin Violina e Ingresit..., amerikani kur e kishte realizuar këtë fotografi, gjyshërit e ca politikanëve të një province politike, me opinga lope kishin shkuar pas dhive të egra).
Socialistët, që do ta perceptojnë imazhin në atë kartolinë, do të thonë se është një përzgjedhje personale nga kultura e artit pamor të Edi Ramës, disa do të thonë se është një shaka e radhës, të tjerët duke ulëritur do të thonë se është një urim artistik, një art i trazuar dhe i rebeluar..., me zarar e pa kripë, jo serioz, i shëmtuar ose madje një urim politik tallava i tij drejtuar kryeministrit, z. Sali Berisha dhe ministrave të qeverisë shqiptare..., sa për tu treguar se si do të duken institucionet kushtetuese të Shqipërisë politike në vitin 2012!??..., është një foto-urim që as për së afërmi nuk mund të jetë shprehje e moralit të familjes shqiptare, qoftë ajo patriarkale a tradicionale. Gojëkëqijtë, gjegjësisht mbështetësit e së djathtës, do të thonë se ky gjest i komunikimit politik të Edi Ramës..., është i gjithëditur... dhe është rrjedhojë i një reflektimi të moralit dhe boshësisë intelektuale dhe demokracisë së injorancës së tij, siç do të thotë një analist politik nga Tirana..., disa të tjerë do të thonë se ajo kartolinë me një imazh femre lakuriqe nuk do mend se është edhe shprehje a produkt i një parade akuzash ndërpartiake, po edhe pjesë e kështjellës a perandorisë së inateve të shfrenuara..., ca të tjerë do të vazhdojnë të thonë se ky urim i Ramës, është rezultat i çekuilibrimit dhe paqëndrueshmërisë së tij, si emocionale, po ashtu edhe mentale dhe një pazar me verbërinë e tij politike!?? Tekembramja, kundërshtarët e tij do të thonë se Edi Rama me këtë urim tallava definitivisht do të duhet ta firmosë falimentimin e seriozitetit të komunikimit të qytetëruar!??
Shqiptarët, që kanë qëndrim neutral ndaj kësaj meseleje si dhe ata që janë sherrxhinj dhe sehirxhinj..., do të thonë se kartolina e Edi Ramës sështë kurrgjë tjetër pos rezultat i një mendësie provinciale, i një instinkti zanafillor të vetëmbrojtjes dhe riprodhimit a rikthimit të regjimit të vjetër!??..., si dhe i mungesës së një fushëbeteje ku pa mëshirë do të vritej kapadaillëku, kryeneçësia dhe inati politik i çdonjërit pjesëmarrës në këtë komunikim katrahurë.
Sot edhe qytetarët e rëndomtë sidomos ata që janë laikë sa i përket komunikimit (jo) parimor do të thonë se ..., jo çdo gjë që mbin në trevat shqiptare është hardhi, jo nga çdo hardhi del rrush, jo nga çdo rrush bëhet raki, jo çdo raki të dehë, jo çdo dehje është e keqe..., jo çdo huall (koshere) bletësh bën a nxjerr mjaltë..., jo çdo mjaltë kuron sëmundje..., jo çdo institucion nxjerr kuadro..., jo çdo parti politike prodhon politikanë të mirëfilltë..., jo çdo i ri bën shtëpi, ose siç e thonë toskët..., sikur djali yt (gegë) do bënte një, atëherë Kola im do të ndërtonte tri..., Thjesht, për tu bërë e gjithë kjo kërkon marifetllëk. Sikur çdo njeri ta bënte një gjë të tillë, atëherë pazari politik, arsimor e pazaret e tjera tironse do të mbusheshin me kunguj Stambolli!??
Kjo i vjen njësoj si ajo puna e atyre që ua ka ënda ...,të lëvizin institucion me institucion..., partinë politike me parti politike..., nga një detyrë në një detyrë tjetër..., lëvizin më djathtas, më majtas, më prapa dhe hiç fare më përpara! Toptan, këto lëvizje prapanicash nuk janë kurrgjë tjetër pos lajthitje patologjike, filozofi e politikës makivialiste dhe një teatër i pështirë..., hu më hu, që në fund përfundon vetëm mbi një hu! Në fund duhet thënë, a mos vallë komunikimi shqiptar ka nevojë për një kurim tjetërfare, a mos vallë këtij komunikimi i duhet gjak i ri, një frymë e re, apo i duhet sapun fytyre, gjithsesi pa shkumë.., apo ka nevojë për atë thënjen filozofike të Sami Frashërit: Dhëntë zoti që shqiptarët shpëtofshin nga njëri-tjetri!
Kultura e komunikimit në demokraci do të thotë të pranosh mendimet alternative ose edhe mendime të kundërta, atë mendim logjik, transparent. Njerëzve që u mungon kjo filozofi, lëre që nuk sikletosen pse nuk e kanë, por edhe nuk bëjnë përpjekje që ta prodhojnë e mandej ta zhvillojnë, ta fisnikërojnë dhe, në instancë të fundit, edhe ta zbatojnë në përditshmërinë e tyre.
































Më të komentuarat