Nėn ndikimin e vetėvrasjes sė Ardian Klosit
Prishtinë, (Haki Morina) 02 Maj 2012 23:01Vetėvrasja e Ardian Klosit mė kujtoi idenė e njė vėtėvrasjeje: vetėvrasjes sime. Nė rrethana tė caktuara jetėsore jam gjetur dy herė nė tė tilla situata, kur vetėvrasjen e kam parė si shpėtim. Momenti i parė kur zgjidhjen e vetme pėr shqetėsimet e mia e kam parė tek dhėnia fund jetės lidhet me aktivitetin tim politik nė rininė time tė hershme.
Në fillim të viteve 80-të të shekullit të kaluar, duke qenë vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç, duke menduar që jam më i fortë se bjeshka, "i dashuruar në madhështinë e kombit shqiptar, i papajtuar me gjendjen, doja të dilja nga vetja për të realizuar të drejtat e mohurara të tij. E dija që kjo punë do të kërkonte sfida dhe heroizma, por nuk e dija se me çfarë egërsie do të hudheshin mbi mua njerëzit e kombit tim për të cilët unë doja të iepja krejt çka kisha mundësi dhe se sa brutale do të ishin pasojat e angazhimit tim të sinqertë. Torturat nën hetime pesëmbëdhjetë mujore dhe qëndrimi në qeli (lexo: vetmi) dymbëdhjetë mujor në një moshë aq të re, ku mbi trupin tim të njomë, pa hezitim përplaseshin edhe shufrat elektrike, natyrisht që bënë që të kem tronditje të thella fizike e shpirtërore. Në rrethanat kur mbi trupin tim ndërroheshin të qëllonin dymbëdhjetë torturues nga të cilët dhjetë ishin shqiptarë e ndër ta një më i pamëshirshmi që sot është kolonel krenar në Policinë e Kosovës, dhe kur shokët ose shoqet që u kisha besuar me shumë se vetes tregoheshin të pafuqishëm per t'u bërë ballë torturave me dy- tre shuplaka ose me kërcënime verbale, skishte si të ndodhte ndryshe pos të dërgonin konstruktin tim mendor e shpirtëror në ekstremin e dëshpërimit.
Në kohën kur një i ri kërkon hapësirë lirie maksimale deri edhe përtej qiellore, isha i detyruar të qëndroja me vjet i vetmuar, pa mundur të flasë me askënd përveç me veten dhe duke mos mundur të pajtohem ne asnjë mënyrë me idenë e bashkëpunimit me regjimin. Por ani se të gjithave viteve në burg u bëra ballë duke ushqyer bindjen se isha pjesë e nje familjeje të përsosur, kur dola nga burgu perveç se nuk e gjeta nënën time gjallë konstatova se asnjë nga letrat e mia të shkruara me fuqinë më të madhe të aftesisë sime krijuese nuk ishte ruajtur dhe se ishin hedhur në baltë e cila gjë më plandosi përtoke edhe besimin në familje. Në rrethana të tilla ishte vërtetë e veshtirë të përballoje zhgënjimet e përditshme dhe ishte e pashmangshme të mos krijohej bindja se kjo botë ishte e tepërt dhe se vetëm vetëvrasja ishte shpëtimi ose kalimi nga vuajtja në kënaqësi.
Momenti i dytë kur zgjidhjen e vetme për shqetësimet e mia e kam parë tek dhënia fund jetës lidhet me jetën time private dhe në kohën e rinisë sime.
I detyruar politikisht të mërgoj në Shqipëri në fillim të viteve 90-të, në rrethana kaosi dhe anarkie totale, ashtu siç isha krejt i papervojë me vajza meqë nuk kisha pasur kohë deri ateherë të merrem me to e sidomos krejtësisht i papëragtitur për jetë martesore, unë realizova një martesë e cila hyri në një fazë aq të padurueshme sa ma ktheu sërish idenë e vetëvrasjes. Për shkak të natyrës sime dinjitoze dhe pozicionit të imponuar jodinjitoz në martesë, nuk kishte mundësi të mos krijohej konflikti i thellë brenda meje, konflikt i cili sigurisht që shkaktoi ndarje martesore dramatike . Duke kërkuar drejtësinë e pafajsisë u gjenda përballë situatave të paparashikueshme. Duke u rikthyer në fillmin e jetës familjare unë pashë çnderimin, naivitetin gjigant, lejimin e vetëposhtërimit, nëpërkëmbjen dhe për një moment m'u duk vetja i pavlerë. Gjithçka që kisha ndërtuar deri në atë kohë më erdhi asgjë përballë paaftesisë sime për të kuptuar mjeshtërinë e mashtërimit, aftesinë e burrit për të drejtuar. Dhe kur shokët e mi të idealit e sakrificave, në momentin vendimtar kur duhej të argumentonin sjelljet e mia tolerante në familje, jo vetem që bënë të kundertën duke mos dëshmuar ne favorin tim, por edhe duke bashkëpunuar fshehtësisht me armikun tim, që ishte vendimtare në vendimin gjyqësor për të më ndaluar vite me radhë takimin me femijët më dërguan në një gjendje pafundesisht dëshpëruese duke më rikthyer te ideja e vetëvrasjes.
Në momentin e parë kur zgjidhjen e vetme për shqetësimet e mia e kam parë tek dhënia fund jetës unë kujtova se lufta për realizimin e idealeve ishte e rëndë dhe se disa mund të kalojnë më lehtë, por disa kanë fatin e keq të kalojne nëpër rrugë shumë më të vështira e herë-herë edhe më të vështira sesa mund t'i imagjinojë njeriu. U kujtova se betimi im, që të luftoj deri në fund pa u dorëzuar, nenkuptonte që duhej të qëndroja përtej vetëvrasjes dhe se ky ishte çmimi i lirisë. U kujtova që vetëvrasja ime do të ishte një kontribut negativ në përpjekjet për të realizuar idenë për të cilë isha i betuar dhe se kështu do të plotësoja një dëshirë të atyre që e donin vdekjen time.
Në momentin e dytë kur zgjidhjen e vetme për shqetësimet e mia e kam parë tek dhënia fund jetës u kujtova që vetëvrasja ime do të ishte një lloj vrasje ndaj fëmijeve të mi, do të ishte një fitore e rivalit tim për epërsi nënshtruese, do të ishte një ndërprerje e mundësisë për të kapur lumturinë të cilën mund ta arrijnë vetëm ata që sfidojnë panderprerë pengesat e pakapërcyeshme në jeten e dominuar nga e keqja dhe se vetëvrasja nuk ishte një kontribut në luftën kundër mbretërisë së padrejtesisë.
Në rastin tim, emërues i përbashkët i të dyja momenteve është gjetja e palëkundshmërisë së përhershme, ekuilibrit dhe paqes brenda vetes, duke mposhtur djallinvetëvrasës dhe duke gjetur kuptimin e jetës dhe të lumturisë. Kjo ndjesi më ka mbajtur të qetë edhe atëherë kur pas luftës në Kosovë bashkëveprimtarët e mi nuk më vlerësuan për kontributin e dhënë, por në vend të kësaj më lanë siç lihet një njeri që ka punuar si hamall.
Vetëvrasja si dukuri është produkt i pashmangshëm i një gjendjeje të caktuar shoqërore, ekonomike, sociale etj. Por vetëvrasja e njerëzve me talent, me potencial krijues, me mundësi të mëdha arritjeje, aq të nevojshme për shëndetin dhe jetën e të tjerëve në një shoqëri të caktuar, është vetëvrasje me peshë më të lartë të dëmit. Duke qenë e tillë dëmi i vetëvrasjes, siç është rasti i Ardian Klosit, është shumëfish me pasoja më negative sesa ato të kategorive të tjera të shoqërisë.
Ajo që më ka penguar këtyre ditëve është trajtimi i vetëvrasjes së Klosit i cili është bërë në mënyra krejtësisht të gabuara. Dënimi i vetëvrasjes me humor banal siç pata rastin ta dëgjoj në një televzion shqiptar është antinjerëzor dhe i dëmshëm. Më pas dënimi si akt trimërie i Klosit, siç e dëgjova në një televizion kosovar nuk është gjë tjetër pos një thirrje për vetëvrasje kolektive. Pastaj dënimi në formën se si e bëri dikush se si qenka në të drejtën e njeriut të bëjë vetëvrasje dhe askush spaska të drejtë ta dënojë. Dënimi për vetëvrasjen e tij i takon Ardian Klosit vetë (vrasës) e jo Ardian Klosit krijues, atij Ardianit të pavdekshëm
































Më të komentuarat