Ambasadsori Dell dhe politika jonė
Prishtinë, (Haki Morina) 03 Prill 2012 08:08"Dialogu Serbi-Kosovė ėshtė zhvilluar pėr tė ndihmuar Serbinė dhe nė kėtė rast ka dėmtuar Kosovėn. M'ka rrokė tuta se nė fund tė negociatave mes Prishtinės e Beogradit pėr telekomunikacionin, qė priten tė nisin sė shpejti, qeveria e Kosovės ka pėr tė pranuar qė Kosova te vazhdojė tė kėtė prefiksin e Serbisė +381, e kjo do tė nėnkuptonte qė Serbia tė vazhdojė tė marrė dhjetėra miliona euro nė vit prej Kosovės kėshtu lexova kėto ditė diku nė Facebook prej njė mendimi opozitar.
Këto ditë, Liburn Aliu dhe krejt Vetëvendosja mundohet të na bindë se cili është ligji i mirë dhe cili i keq për Prizrenin apo Hoçën e Vogël dhe akuzon PDK-në pa treguar pse i duhet PDK-së një ligj i keq për Hoçën apo Prizrenin (thuajse PDK nuk ka aftësi ta dalloj ligjin e keq nga ai i miri) e në këtë mënyrë gati na bindi që PDK po i shërben interesave serbe në Kosovë. Por edhe Nait Hasani i PDK-së, i cili na thotë se ligji është i mirë, nuk arriti të na bind pse ky ligj është i mirë.
Keto ditë, gjithashtu, pata rastin të dëgjoj kundërshtarët e Thaçit dukë thënë se, NATO bëri gabim që nuk sulmoi edhe nga toka por vetëm nga ajri, duke kritikuar Thaçin për deklaratat e tij lavdëruese për NATO-n dhe ndërhyrjen e saj nga ajri në Kosovë në vitin 1999. Bile pati nga ata që cituan politologë perëndimore që akuzojnë NATO-n si shkaktare të viktimave gjatë periudhës së bombardimit për shkak të sulmit vetëm nga ajri. Akuzat shkojnë aq larg sa të vihet në dyshim se a ishte Thaçi anëtar i UÇK-së, pavarësisht se përfaqesoi UÇK-në në të gjitha takimet e saj më të rëndësishme.
Duke lexuar e dëgjuar këto mendime nuk kisha si te mos reflektoja në mënyre të kundërt. Mënyra joracionale e të menduarit ndryshe, duke harxhuar energjitë aty ku nuk duhet, në vend që të përqendrohet aty ku duhet, nuk mund të besohet që është garantë e një të ardhmeje të ndritshme, në arritjen e një demokratizimi, zhvillimi e sovraniteti të plotë.
Një mendim patriotik, i cili asnjëherë nuk argumenton bindshëm arsyen e tradhtarëve pushtet-mbajtës që ti falin Kosovën Serbisë, ska si të mos krijoj hapësira të mëdha mosbesimi në mundësitë përmbysëse të luftëtarëve opozitarë. Në këtë kuptim fjalimi serioz i ambasadorit te SHBA-ve, Kristofer Dell erdhi në kohën kur më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për kapërcime cilësore përmes presionit pozitiv, që do të duhej ta bënte në fakt një opozitë e vërtetë për të cilën vendi ynë ka nevoje urgjente. Politika amerikane e cila u manifestua në mënyrë jashtëzakonisht lakuriqe në rastin e fjalimit përmbyllës të Kristofer Dellit (i anatemuar ashpër nga anti-thaçistët kosovarë) iu dha leksion të vërtetë të gjithëve (në veçanti opozitës) duke treguar qartë mbi cilën bazë duhet ndërtuar mendimi ndryshe në Kosovë. Fjalimi i Dellit, në fund të mandatit të tij si ambasador në Kosovë, dhe ai me rastin e nënshkrimit të fusnotës hodhën në koshin e plehrave mendimin kundërshtues, në lidhje me politikën e Amerikës në Kosovë, përmbysi definitivisht konstatimin e gabuar. se SHBA (duke përkrahur Thaçin dhe lëshimet e tij në bisedimet me Serbinë) qenka në shërbim të interesave serbe në Balllkan.
Dell dhe amerikanët, e dinë mirë se bisedimet me Serbinë nuk e dëmtojnë interesin e Kosovës, sepse, për shembull: negociatat për telekomunikimin, (deri tani Serbia ka marrë miliona euro) skanë si të kthejnë prapa. Në këtë rast logjika thotë se Serbia është ajo që nuk do të kishte interes nga bisedimet, e jo Kosova e cila ska se çfarë të humbë. Të mendosh ndryshe, do të thotë të kërkosh mos-tejkalimin e gjendjes aktuale të ahtisarit, të atij plani që Vetëvendosja nuk harron asnjëherë ta dënoj.
Në një pavarësi të ardhur "me kompromis", si rezultat i shumë faktorëve e në radhe të parë i mospërfshirjës së mjaftueshme të shqiptarëve në luftën për liri (UÇK u pengua me të gjitha mjetet nga Qeveria e Kosovës dhe nga ish Presidenti historik), raportit të forcave midis pushtuesit dhe të pushtuarit dhe mosgatishmërisë së faktorit ndërkombëtar ta zgjidhë me "rrënjë" çështjen shqiptare, s'ka si të mos krijonte situate për nënshkrime "të këqija".
Sipas statistikave të shpërnguljes apo emigracionit nga Kosova (gjatë viteve 90-ta kur u bë rezistenca paqësore) shqiptarët në Kosovë do të mbeteshin minoritet në krahasim me serbet brenda 10 deri 15 vjetësh. Kurse, sipas shpërnguljeve të kohës se luftës, do të mbeteshin pakicë brenda 1 apo dy vjetësh. Ky ishte rezultati i filozofisë së atëhershme i të pakënaqurve të sotëm me politikën aktuale të bashkësisë ndërkombëtare kundër Serbisë.
Pra, koncepti i pavarësisë, në filozofinë politike të LDK-së, i shprehur këto ditë shumë qartë në intervistën e ish zv.kryeministrit dhe tani kryetar i LDK për Ferizaj, Adem Salihaj në KTV, ishte antihistorik. Bërthama e filozofisë së rezistencës paqësore konsistonte ne atë që angazhimi për pavarësinë e Kosovës duhej të shkonte deri aty sa lejonte regjimi i Millosheviqit duke marrë, në këto kushte, rolin e priftit që tua lehtësonte dhimbjet e vdekjes së e shqiptarëve. Në këtë mënyrë ajo kufizoj, në mënyrë drastike angazhimin optimal të shqiptarëve për të dalë nga lufta kundër Serbisë me hise të mjaftueshme, që do të na jepte të drejta më të mëdha në kundërshtimet tona në negociatat aktuale Serbi-BE-Kosovë.
Këtu duhet kërkuar një nga shkaqet themelore të nënshkrimeve të këqija në bisedimet aktuale me Serbinë. Por LDK na del tani, si shumë e zëshme në kundërshtimin e kërkesave të ndërkombëtarëve për kompromise me Serbinë, duke asfiksuar totalisht rolin e UÇK-së në nisjen e bombardimeve dhe duke harruar gjithashtu, se sulmi i NATO-s për qëllime humanitare kishte sfida, në radhë të pare në radikalizimin e terrorit serb mbi civilët shqiptarë. Ai që mendon se çlirimi nga robëria, pa terrorin serb ndaj civilëve, gabonte rëndë.
E keqja nga e keqja kanë dallim - dhe e mira vlerësohet në krahasim me mundësitë objektive të realizimit të saj. Në këtë kuptim, si duket e kishte fjalën Petrit Selimi, kur deklaroi se: partitë opozitare kur ishin në pushtet nënshkruan akte edhe më të këqija sesa ne.
Mungesa e potencialit politiko-intelektual, për të shfaqur të plotë dhe "gjithëpërfshirës" mendimin e tij apo të Qeverisë në lidhje me nënshkrimet në lartësitë e mundura, edhe pse atij siç duket, nuk i mungon potenciali e as intuita që ta kuptoj që Jelena (ish bashkëpunëtorja e tij) nuk ishte anëtare e BIA-s, duke qenë jo më pak se në postin e zëvendësministrit të jashtëm, tregon sesa larg ka shkuar, kryeministri aktual i Kosovës, në seleksiononimin jopozitiv të kuadrove në politikën e tij qeverisëse.
Në mbyllje
Do të ishte mirë të rriteshim pa punuar, pa sakrifikuar, pa derdhë kurrfarë djerse. Mirë do të ishte të fitohej liria pa derdhur gjak, e shteti të ndërtohej pa përpjekje e sakrifica, por ja që kjo nuk arrihet.
Presioni më efektiv që mund ti behet bashkësisë ndërkombëtare, në mënyrë që ajo të mos kërkoj nga ne kompromise të rënda dhe të shpejtoj procedurat e pranimit tonë në institucionet e rëndësishme ndërkombëtare, është zhvillimi e forcimi i shtetit përmes shpejtimit të ritmit në rrugëtimin ekonomik e politik.
Një organizim modern i shtetit, imponon pashmangshëm respektin dhe vullnetin e te tjerëve, për të na vlerësuar e për ti motivuar të zhvilluarit në dëshirën e tyre për të bashkëjetuar në familjen e civilizimit.
Këtë e tha Ambasadori Dell, për ata që kanë vesh të kuptojnë e sy të shikojnë!
































Më të komentuarat