Vlime diplomatike: GENTILINI PĖR KOSOVEN NON GRATA
(Fehmi BAFTIU) 21 Shtator 2011 16:56Filozofi Sigmund Graff e jep njė konkliudim thumė domethenes pėr kategorizimit tė karaktereve njezore kur konstaton se : Ekzistojnė pėrsona qė dijnė tė flasin nė ceremonitė e rastit, ata qė flasin me zemėr, ata qė dijnė tė qetsojnė masen, por ma tė rrezikshmit janė ata qė vetėn e quajnė tė gjithėdijshem e qė murmurojnė nė qielli tė paster.
Filozofi Sigmund Graff e jep një konkliudim thumë domethenes për kategorizimit të karaktereve njezore kur konstaton se : Ekzistojnë përsona që dijnë të flasin në ceremonitë e rastit, ata që flasin me zemër, ata që dijnë të qetsojnë masen, por ma të rrezikshmit janë ata që vetën e quajnë të gjithëdijshem e që murmurojnë në qielli të paster.
Se një diplomat (pa fjalen : kinse ), të murmurojë në pikën e vapës së gushtit të sivjetëshem, pa asnjë re në qiell, ate e benë vetëm diplomati, siç është zoti Fernando Gentilini. Më habit fakti. se çfarë profesioni mund të ketë ky diplomatë kësaj radhe me thonjza. Nëse vërtet, është i kualifikuar për diplomat, padyshim ai duhet ta dij parimin themelor diplomatik, se kur, në çfarë kohe, në çfarë mënyre dhe për çka guxonë të shkruaj . Diplomacia nuk do të quhej diplomaci, poqëse nuk i ka edhe kriteret: se kur diplomati guxonë të flas për punën e tij, se kur guxonë të publikojë veprimtarinë apo detyrat e kryera dhe se sa është afati kohor që veprimtaria diplomatike nuk guxonë të dali sheshazi. Po që se ai është autor i librit Një udhëtim sentimental nga Prishtina në Bruksel e që ne tepër dyshojmë, atëbotë ai duhet ta dij, se nuk guxon si diplomat me manipulua me gënjeshtra ordinere historike.
Të fyesh një popull publikisht me një libërth, dhe ate në dimenzione ndërkombëtare, është jo vetëm vepër anakronike por dhe në kundërshtim me detyren që kryen, e që në fakt bënë aktin ma të ulët të shkencës së diplomacisë, dhe kalon në matrapazllak që mund të kualifikohet edhe si murmurimë e të gjithdijshëmit në qiellin e paster!
Ani për çka se : për aftësite e tia kinse historiko-shkencore, e që në fakt nuk janë asgjë tjeter pos broçkullave itailane?
Tërësisht pajtohem më vërejtjet e kolegut tim, por një libërth i këtillë që Beogradi vrapon ta botoj sa ma parë, nuk është dhe nuk duhet të jetë, vetëm obligim i hulumtuesëve individual, por i institucioneve adekuate shkencore në Kosovë. Aq ma tepër kur ai serish merr detyren e përfaqsuesit të BE në Kosovë. Pra të vazhdimit të historisë sllave për shqiptaret në Ballkan, e cila sipas tij po filluaka që nga viti 1690!?
A nuk është për tu habitur me konstatimin e tij se shqiptaret deri në këtë vit na paskan qenë në viset e maleve të Shqiperisë Veriore, dhe vetëm pas shpërguljes së serbëve ata zbresin ne Kosovë! Historianet le ta japin mendimin e tyre, ndërsa në aspektin diplomatik lidhur me këte, do e pyetja zotin Gentilini, se a guxonë një diplomatë botërore sipas rregullave ma të vjetra të diplomacisë të vitrit 1815 të Vjenës, (e të mos flasim për ato të rejat të Zheneves apo prap të Vjenes) të nënshkruara në mes të tri perandorive, a ka guxuar ndonjë diplomatë që të lëshohet në këso formulime genjeshtare. Se sa janë genjeshtare, po ta jap vetëm shembullin e nacionalistit të pashembullt të Vladan Gjorgjeviqit në Konferencen e Londres 1912/ 13, e ti lexojë materialet dhe gjyko vet.
Ai atëbotë, patë eksploduar para diplomatëve të fuqive të mëdha me konstatimin se : Arnautet janë fise të popujve të eger që jetojnë në male. Madje, disa edhe sot kanë bishtin e kalit dhe të majmunit, nga se jetojnë në male dhe mbahen fort me këta bishta për drunjë ! Në ndërhyrjen e Eduard Greit përfaqsuesit anglezë, se si është e mundur që ata të kenë gjuhen e vet, komunikimet në mes vedi... Përgjigja e Gjorgjeviqit do të jetë Ata janë përzierje e martesave me serbet. Po ua dorëzojë të përkthyer librin e akademikut tonë Milloje Millojeviqit, i cili siç konstaton dhe shifet, arnautet e flasin gjuhen ma të paster serbe. Bie fjala: flaka plamen, dru-drvo, treq-dreq, lepur zec, mirë - dobro etj . Atëhere, mëqë paska patur edhe martesa në mes të serbeve dhe këtyre fiseve të egra arnaute siç konstatoni juve cilit fis i takoni Juve zotëri ? ia këtheu z, Eduard Grei. Ndërsa, sa për rrethanat momentale që mbizotërojnë në boten civilizuese, nëse shqiptaret kanë jetuar në male, ajo do ishte një parashikim e sinjal për të sotmen tepër progresive drejt civilizimit të tanishem. Pra, para të gjithë popujve në botën e civilizuar, shqiptaret e paskan kuptuar se të jetuarit në male apo në lartësira, një ditë do ta aplikojnë e tërë bota civilizuese, nga se siç e dini, shumë pak intelektual e njerëz të pasur në botë e praktikojnë jeten private në qytete, por ne male dhe në qetësi. A nuk është kjo një largpamësi civilizuese?
Sa iu përket këtyre konstatimeve, do e lutja zotin Gentilini, mëqë për mua ai nuk është diplomat, përderisa punët diplomatike i bënë publike, lexojeni akademikun tjeter serbë S. Gopçeviqin, se çfarë thotë në librin Stara Srbija i Makedonija faqe 228. Manastiri i Graçanicës është ndertuar mbi 600 vite para se sërbet të vinë në Kosovë. Aty ka qenë një manastir i vjeter, mbi themelet e sëcilës në vitet e 1270-tes, mbreti Milutin ngriti manastirin e sotëm të Graçanices. Këtë e konstaton askush tjeter pos serbit që ishte i paguar të bëjë hulumtime kinse shkencore mbi tri vite në territoret shqiptare. Çka i thua kësaj ti zoti Gentilini? Aq ma trepër kur e tërë bota civilizuese e dinë faktin se shqiptaret në trevat e veta, që shtriheshin gjerë në Beogradin e sotëm, ishin populli i parë që përqafojë besimin katolik dhe Vatikanit ia dhurojë dy udhëheqes të papnatit.
Ksenofobia është cilësia ma e dalluar e ortoksizmit pravosllav. Me mija e mijëra hera këtë e kanë manifestuar, çoftë ruset, serbet apo sllavet e tjerë.
Ajo edhe sot manifestohet shumë dallueshem, e të mos flasim për kohërat e Perandorisë ruse. Nuk ka patur konferencë ndërkombëtare, ku nuk është manifestuar një ksenofobi sllave, ndaj popujve tjerë e veçanërisht atij shqiptarë. Madje dukshem. Lexojeni zotëri vetëm konferencen e Vërsajës, ku delegacioni serbë ishte për kah numri ma i madhi, madje 93 përfaqsues, dhe do ta kuptoni ksenofobinë sllave jo vetëm ndaj shqiptarëve, por çuditërisht edhe ndaj popullit italian. Kur ti lexosh këto materiale ,nëse je diplomat, do të kuptosh se vërtetë çfarë është filozofia e qendrimeve ksenofobike. Vërtet, ajo që ju shkruani në librin tuaj është ma se qesharake me këso kualifikime. Nuk ka popull në botë, ma të edukuar dhe me qendrime shumë të pastra dhe humanitare, ndaj çdo krijese njerzore se sa populli shqiptarë. Këtë po ta themë jo vetëm une, por edhe vet filozofia e jetës së tyre i ka dhenë një shembull botës, se shqiptaret janë i vetmi popull në botë që ma së shpejti ambientohet në rrethana dhe situata.
Kurse sa iu përket qendrimeve kinse të edukates së femrave shqiptare, dhe avansimit të tyre civilizues, sëpari duhet ta dish faktin se ato janë pasardhëse të mbretereshes së parë evropiane Teutes, e cila e mbisundojë edhe tërë Detin Adriatik e Egje. Mbajnë krenarinë dhe dinjitetin e vet ashtu siç e kërkonë momenti dhe koha apo vendi. Nuk janë lodra të atij soji çfarë dikur në nentor të vitit 1998, me autobusa i solli Beogradi në Brezovicë, për ti argetuar anëtaret e Misionit paqëruajtes në Kosovë!
Konstatim i këtillë për femrat dhe civilizimin e shqiptarëve në Kosovë, të jeni të bindur se është cilësi e moralit dhe edukates së lartë që është trasheguarqë nga jeta në male siç thoni ju. Por edhe nuk dëshirojnë fatëkeqsi , si ajo që iu ndodhi juve në rrugen Mitrovicë Prishtinë.
Në fund, nga majet e maleve , këtë une po e themë, piktoreske te Alpeve shqiptare, iu them se diplomati me paragjykime nuk guxonë me qendruar në asnjë vend në botë, nga se ekziston institucioni i personit non grata. Pra, kjo vlenë për Ju , për BE dhe për udhëheqsit e shtetit të Kosovës. Sa për ta evituar ndonjë libër të Beogradit me autorsinë dhe vëllimin e botimit në emër të Juajin. Sigurisht se jeni aq mendjekëthejllt sa ta kuptoni para se të bëhët vonë.
*Mendimet e botuara në rubrikën "Opinione" nuk shprehin qëndrimet e KosovaPress-it. Kjo faqe është e hapur për lexuesit. Opinionet mund të dërgohen në info@kosovapress.com.
































Më të komentuarat