Federata e Sindikatave tė Shėndetėsisė sė Kosovės kundėrshton ashpėr projektligjin pėr shėndetėsinė. Drejtuesit e kėsaj federate, para punėtorėve shėndetėsorė kanė vėnė nė pah mangėsitė e projektligjit pėr shėndetėsi, i cili ėshtė miratuar nė parim nga deputetėt e Kuvendit tė Kosovės. Ata kanė thėnė se versioni i miratuar nuk pėrkon me atė pėr tė cilin kanė punuar ekspertėt shėndetėsorė.
Kreu i Federatės sė Sindikatave tė Shėndetėsisė, Blerim Syla, ka thėnė se ky ligj nuk duhet tė kalojė, pasi qė, sipas tij, ėshtė nė dėm tė qytetarėve tė Republikės sė Kosovės, tė punėtorėve shėndetėsorė, por edhe tė tėrė sistemit shėndetėsor.
Pika e parė partneriteti publiko-privat, Kosova ende nuk ėshtė e pėrgatitur qė tė hyjmė nė njė aventurė tė tillė, mandej ėshtė Shėrbimi Kombėtar i Shėndetėsisė i cili tenton tė shndėrrojė nė ndėrmarrje publike qė nesėr edhe tė privatizohet me kėto dy ligje, normalisht qė e kundėrshtojmė, ėshtė neni 41 brenda konfliktit tė interesit me argument besoj u mundova me e shpjeguar qė pėr momentin nuk mund tė realizohet. Dhe e katėrta ėshtė kujdesi parėsor qė nė kėtė ligj ėshtė i sakatosur dhe nuk parashihet se ku do ta gjej veten, ka thėnė ai.

Projektligjin pėr shėndetėsinė e kundėrshton edhe Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės. Eksperti Luan Jaha, nga kjo parti, tha se versioni i projektligjit i cili ėshtė sjell nė Kuvend, nuk ėshtė versioni pėr tė cilin kanė diskutuar. AAK bėn thirrje qė draftligji pėr shėndetėsinė tė kthehet pėr rishqyrtim.
Ky version nė shumė pika ėshtė plotėsisht i kundėrt dhe nuk ėshtė ai version pėr tė cilin kemi diskutuar dhe pėr tė cilin kemi dhėnė aprovim tė fuqishėm mė herėt. Jemi shumė tė vetėdijshėm qė Kosovės i duhet njė ligj pėr shėndetėsinė, jemi angazhuar shumė sinqerisht qė ky ligj tė jetė i pėrbashkėt i kosovarėve sepse shėndetėsia ėshtė njė segment i cili i tejkalon interesat e partive, por fatkeqėsisht ligji qė ka ardhur nė kuvend nuk ėshtė ligj i cili duhet tė pėrkrahet, ka thėnė ai.
Nė anėn tjetėr, deputetja e Kuvendit tė Kosovės dhe njėherėsh anėtare e Komisionit pėr Shėndetėsi, Flora Brovina, ka thėnė se versioni i cili ėshtė miratuar nga Kuvendi i Kosovės, ka qenė final dhe se sipas saj, nuk ka pėsuar ndryshime.
Megjithatė, ajo thotė se pėr kėtė projektligj do tė diskutohet nė Kuvendin e Kosovės tė hėnėn dhe do tė shqyrtohen kėrkesat e FSSHK-sė. Porse pranon faktin se Ligji pėr Shėndetėsinė nuk do mund tė funksionojė pa sigurime shėndetėsore.
Ne kemi marr formėn finale dhe kjo mund tė mos jetė nė pėrputhshmėri me kėrkesat e tyre atė formėn qė ata besojnė se e kanė dorėzuar, ne nuk e njohim kėtė version sepse nuk ka ardh tek ne. Por, ne do tė mbajmė edhe njė tryezė tė hėnėn nė Kuvend dhe sigurisht se do tė diskutojmė se ku janė ato probleme dhe me se lidhen ato probleme. Nė kuadėr tė mundėsive qė i ka Kosova ne do tė mundohemi qė ta gjejmė njė solucion dhe nėse do ta amendamentojmė ligjin, kjo do tė shqyrtohet, ka thėnė ajo.
Ndryshe, javėn qė lamė pas nga ligjvėnėsit e Kosovės ishte miratuar nė parim Projektligji pėr Shėndetėsinė. Nė kėtė projektligj janė gjithsej 96 nene, tė cilat pėrcaktojnė kujdesin shėndetėsor nė nivelin parėsor, dytėsor, tretėsor e qė njėkohėsisht e parandalojnė konfliktin e interesit gjatė ushtrimit tė veprimtarisė shėndetėsore.
Po ashtu, projektligji pėrcaktohen edhe llojet e institucioneve shėndetėsore, udhėheqjen dhe mbikėqyrjen e tyre, politikat zhvillimore dhe financimin e kujdesit shėndetėsor, shėrbimin shėndetėsor tė Kosovės nė nivelin dytėsor dhe tretėsor etj, pastaj veprimtaritė private shėndetėsore, themelimin e odave tė profesionistėve shėndetėsorė, etj./Kosovapress/

Më të komentuarat