Sportistja e njohur kosovare Majlinda Kelmendi e cila do ta pėrfaqėsoj Kosovėn nė lojėrat Olimpike, Londra 2012, imazhi i saj tashmė ėshtė vendosur edhe nė Pullė Postare.
Filatelia e Postės sė Kosovės tashmė ka lėshuar nė qarkullim postar emisionin e jashtėzakonshėm tė pullave postare mė titull Majlinda...
Filatelia e Postės sė Kosovės tashmė ka lėshuar nė qarkullim postar emisionin e jashtėzakonshėm tė pullave postare mė titull Majlinda Kelmendi nė Olimiadė 2012, duke shėnuar suksesin mė tė madh tė sportistėve kosovar nė fushėn e sportit. Thuhet nė komunikatėn e lėshuar nga Posta dhe Telekomi i Kosovės.
Edhe pėrkundėr vėshtirėsive tė mėdha, Majlinda Kelmendi ėshtė shembulli mė i mirė se vetėm me punė dhe pėrkushtim maksimal, mund tė shėnohen rezultate kulmore nė sfera tė ndryshme tė sportit dhe jetės, thuhet nė komunikatėn e lėshuar nga Posta dhe Telekomi i Kosovės.
Nėn mbikėqyrjen e trajnerit Driton Kukaj dhe nėn patronatin e Federatės sė Xhudos sė Kosovės, tė pranuar tashmė nė Federatėn Ndėrkombėtare tė Xhudos me tė drejta tė plota, Majlinda Kelmendi arrin Normėn Olimpike dhe bėhet kosovarja e parė e kualifikuar direkt nė Lojėrat Olimpike.
Majlinda Kelmendi deri me tani ka fituar 15 medalje tė arta, 6 medalje tė argjendta dhe 8 medalje tė bronzta nė garat ndėrkombėtare.

Më të komentuarat