Ali Hertica

 foto

Idealisti nuk harron shokun

Prishtinë, (Mr.ali Hertica) 13 Shtator 2012 08:04

Ditė mė parė dėgjuam se njė bashkatdhetar ka ndėrtuar njė shtėpi pėr njė familje nė Podujevė. U nisėm gjurmėve tė kėtij lajmi dhe atė e gjetėm. Familja e Bajrush Behramit, ish i burgosur politik, mbase duhet tė ketė qenė me fat qė ta ketė njė shok tė shkollės e idealit i cili veproi se bashku me te ne ilegalitet qe nga viti 1981.

U njohen qysh para kater deceniesh ne bankat e shkollesdhe meqe idealet per clirimin e atdheut ishin piktakimi i tyre. Koha e pakohë që ishte dikur në Kosovë I ndau ata fizikisht por shoqëria nuk u harrua asnjëherë. Shoku i Bajrushit që këtë vit sa ishte për pushime në vendlindje ia ndërtoi atij një shtëpi të bukur dykatëshe në Podujevë. Kureshtja jonë për ta ditur se kush i ndërtoi shtëpi, na e zbuloi vet Bajrushi. Këtë vepër e bëri Murat Xhemaili, nga fshati Sibofc, i Podujevës me profesion jurist, por që jeton dhe punon në Gjermani dhe që është një biznesmen i suksesshëm. Ai nuk e ka për qejf që të dal në gazetë, na tha Bajrushi. Murati tash ka krye pushimin dhe gjendet në Gjermani. Murati dikur së bashku me Bajrushin ishin aktivist të ilegales dhe pjesëmarrës në demonstrata e ’81-shit. Në këtë kohë Bajrushi ishte arrestuar e vuajtur burgun në kazmatet famëkeqe serbe. Ai para hetuesve serb ishte shumë i matur dhe e kishte ruajtur atë që para UDB-ës të mos zbulohej emri i shokut të tij Muratit. Më vonë Murtai ishte edhe aktivist në Partinë e Unitetit Kombëtar Shqiptar,të cilën për një kohë e udhëhoqi Bajrushi, por që me fillimin e arrestimeve në këtë subjekt në vitin 91,Murati u largua nga Kosova për të filluar aktivitetet edhe nga diaspora ku nga atje veç aktivitetit politik u mor edhe me aktivitet humanitar duke ndihmuar njerëzit në nevojë.

“Isha duke i rregulluar dokumentet për ta marr një kredi për fillimin e shtëpisë, tregon Bajrushi,dhe si rastësisht i them Muratit se do e filloj ndërtimin e një shtëpie. Pas sqarimit se kur dhe si do ja bej, ai nguli këmbë dhe madje edhe më polemika e ngritje zëri më tha se ose më lejo ta ndërtoj unë, ose ma nuk do jemi shokë siç kemi qenë. Pra ky ishte një insistim i fuqishëm i cili me mbështeti tek muri”.

Morëm adresën e Muratit dhe nëpërmes postës elektronike i bëmë disa pyetje lidhur me këtë vepër të tij humanitare, ai na u përgjigj shkurt.”Kjo që e kam bërë unë nuk mund ta zëvendësoj gjithë ato katrahura që kanë vuajtur gjatë okupimit serb gjithë ata që patën fatin e keq që u arrestuan dhe u torturuan nga regjimi serb. Kjo është me së paku që kam pas fatin ta bej për një shok të idealit, (Bajrushin) i cili u qëndroj torturave shumë herë dhe nuk u thye as atëherë, por çka është më e rëndësishme ky nuk e ndyu.

 


Më të komentuarat